Këlliçi: Padita në SPAK paligjshmëritë e Veliajt me kompaninë e ndërtimit për...

Këlliçi: Padita në SPAK paligjshmëritë e Veliajt me kompaninë e ndërtimit për kompleksin ‘Square 21’

147
0
Shares

Anëtari i kryesisë Belind Këlliçi tha sot se 5 muaj mënparë kanpaditir në SPAK lidhke të dyshuara të bashkisë së Tiranës me kompani që mbahen duke shitur asete tek grupe kriminale.

DRTAJET/ Ditën e djeshme, nëpërmjet një njoftimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Metamorfoza”, u informuam për sekuestrimin e disa aseteve kriminale në kompleksin “Square 21” dhe një ndërtimi tjetër pranë Farmacisë nr.10.

Sot, nuk do futem në diskutimin për hetimet e kësaj dosje, por dua të parashtroj disa fakte që lidhen me korrupsionin e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me këtë subjekt.

Më datë 3 nëntor të vitit 2023, me shkresën nr. prot. 271, i kam përcjellë zyrtarisht informacion z. Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë, kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe kompleksin “Square 21”.

Në atë informacion zyrtar, kemi vënë në dijeni SPAK-un se shtetasi Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin Armand Lilo të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi “Square 21”.

Erion Veliaj, ka miratuar lejen e ndërtimit për atë projekt, pa patur asnjë tagër ligjor mbi këtë pronë publike. Disa muaj më vonë, Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, është munduar të mbulojë këtë paligjshmëri për të shpëtuar nga prangat kryebashkiakun e Tiranës.

Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi përveç 5.000 metrave katrorë pronë publike, i dha të drejtën kësaj kompanie, të shëmbte godinat ku ushtronin detyrat e tyre Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë, për të ngritur përbindësha të rinj betoni shumëkatësh në zemër të Tiranës.

Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga kjo foltore, ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv.

Për subjektin “Arlis Ndërtim”, Erion Veliaj ka fallsifikuar letrat e pronës, ka miratuar lejen e ndërtimit në kundërshtim me ligjin si dhe minimalisht i ka kursyer atij kompleksi ndërtimi të paktën 1 milionë euro kosto për depozitimin e dherave.

Pyetja që shtrojmë sot për Prokurorinë e Posaçme është:

  1. A është regjistruar nga ana juaj, ky kallëzim penal i depozituar 6 muaj më parë?
  2. A nuk janë këto veprime, tregues i qartë i veprimtarisë të një pronari faktik të kompleksit “Square 21”?

I bëjmë thirrje sërish SPAK, të administrojë të gjithë dokumentacionin e kompleksit “Square 21”, të administrojë të gjithë kontratat e shitjes, kontratat e kleringut dhe njëlloj si në rastin e Olti Bistrit, të sekuestrojë të gjithë asetet e fshehura të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe vetë Erion Veliajt në këtë kompleks.

Pas kësaj deklarate, kjo kërkesë do ti depozitohet zyrtarisht SPAK. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY