VIDEO/ Momenti i atentatit ndaj kryeministrit, tani po transportohet me helikopter

VIDEO/ Momenti i atentatit ndaj kryeministrit, tani po transportohet me helikopter

1024
0
Shares

Kanë dalë pamjet e atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico sot pasite. Në video duken rojat në alarm që tërheqin kryemnistrin në makinë.

“Ai është qëlluar disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të nevojës së një procedure akute. Orët e ardhshme do të vendosin”, shkruhet në faqen e Ficos në Facebook.

Në këtë foto ështr vetëm pak minuta para se të qëllohej

Qyteti Handlova, ku ndodhën të shtënat, është rreth dy orë me makinë nga kryeqyteti Bratislava. Qeveria ishte në qytet për një takim jashtë vendit, raporton agjencia zyrtare e lajmeve në Bratislavë.

Presidentja sllovake Zuzana Čaputová dënoi atë që ajo e quajti një sulm “brutal dhe të pamatur” ndaj politikanit 59-vjeçar. “Jam i shokuar. I uroj Roberto Ficos gjithë forcën në këtë moment kritik për t’u rikuperuar nga sulmi”, shkroi Čaputová në Facebook.

Fico fitoi një mandat të tretë si kryeministër sllovak tetorin e kaluar, pasi zhvilloi një fushatë që kritikonte mbështetjen perëndimore për Ukrainën. Përpara zgjedhjeve, Fico nuk i fshehu simpatitë e tij ndaj Kremlinit dhe fajësoi “nazistët dhe fashistët ukrainas” për provokimin e Vladimir Putinit për të nisur pushtimin, duke përsëritur narrativën e rreme që presidenti i Rusisë ka përdorur për të justifikuar pushtimin e tij.

Ndërsa ishte në opozitë, Fico u bë një aleat i ngushtë i kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, veçanërisht kur bëhej fjalë për kritikat ndaj Bashkimit Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY