VIDEO/ Plumba kryeministrit, ende nuk dihet fati i tij

VIDEO/ Plumba kryeministrit, ende nuk dihet fati i tij

2147
0
Shares

Është qëlluar me armë sot fill pas një aktiviteti publik Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico. Ai u qëllua me armë rreth orës 3 të pasdites.

Fico u dërgua në spital me një makinë, pa pritur ardhjen e ambulancës ndërsa i është nënshtruar operacionit.

Ende nuk dihen detaje nga gjendja e 59 vjeçarit.

Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i parlamentit Lubos Blaha gjatë seancës parlamentare. Deri më tani një person ka përfunduar në pranga, ndërsa policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Sipas mediave të huaja atentati ndodhi në qytetin sllovak Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna. Presidentja në largim e Sllovakisë, Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar.

Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist. Ai është politikan socialdemokrat me prirje proruse. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY