Përfaqësues të opozitës në parlamentin gjerman: Monitorim ndërkombëtar procesit të ngritur ndaj...

Përfaqësues të opozitës në parlamentin gjerman: Monitorim ndërkombëtar procesit të ngritur ndaj kreut të opozitës Berisha

159
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, z.Gazment Bardhi dhe n/kryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, zhvilluam një takim sot në Bundestagun gjerman ndërsa kërkuan monitorim të procesit politik ngritur ndaj kreut të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha.

Një postim në rrjete sociale, Gjekmarkaj bën të ditur bisedën me deputetë gjermanë.

”I informova bashkëbiseduesit për arrestimin e Liderit të Opozitës, Prof.Dok. Sali Berisha, person me emrin e të cilit lidhen disa arritje madhore te vendit tonë si pluralizmi, shteti i së drejtës, Shqipëria në NATO dhe pa viza, marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, modernizmi i infrastrukturës, mos ndryshimi i kufijve te Kosovës.

Kërkova që ky proçes të monitorohet ndërkombtarisht.

Një politikani nuk mund ti mohohet përfaqësimi pa vendim gjykate të formës së prerë siç e tha dje edhe një personalitet europian z.Elmar Brok në Tiranë.

Cënimi i legalitetit të Opozitës duke marrë peng vulën dhe simbolet e saj, kërkon një reagim ndërkombëtar në mënyrë që drejtësia të shprehet, të dale me një vendim në mënyrë që Opozita të shkojë në zgjedhje në kushte relativisht të barabarta dhe jo me këmbë, gojë e duar të lidhura!

E gjej të nevojshme ti rikthehem kerkesës që Bundestagu të riaktivizojë misionin e saj faktmbledhës i cili ka patur gjykimet më të sakta se asnjë vend tjetër për Shqipërinë”, tha Gjekmarkaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY