Përcillet me homazhe polici Novruz Cenalia, dhimbje e lot për 28 vjeçarin...

Përcillet me homazhe polici Novruz Cenalia, dhimbje e lot për 28 vjeçarin me uniformë

263
0
Shares

Iu dha lamtumira e fundit këtë të mërkurë oficerit 28-vjeçar të policisë, Novruz Cenalia. Miq, kolegë, të afërm, zyrtarë të lartë të policisë nderuan para arkivolit të tij, e më pas takojnë familjarët e efektivit që u vra dy ditë më parë.

Homazhet në nder të tij u mbajtën në hollin e “Teatrit Bylis” në Fier. Në to morën pjesë mes të tjerash edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Më pas arkivoli i policit u transportua drejt varrezave të fshatit Baltëz ku mbajti një fjalë edhe ministri Balla, kreu i bashkisë së Fierit, etj.

Novruz Cenalia u vra mesditën e së hënës teksa ishte nisur për në punë. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është 23-vjeçari Azgan Mërnica, i cili që prej atij momenti vijon të jetë në arrati. Shkak për ngjarjen tragjike dyshohet se u bë një konflikt i çastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY