Aleks Marku 40 vjeç mori dy fëmijët e tij nga Lezha dhe u vendos para një jave në një apartament te Shlëmbi Kavajës. Rreth mesnatës filloi të qëllonte me automatik duke rrezikuar edhe fëmijët.
”Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi Aleks Marku 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.
Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.
Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit”, njoftoi policia.
Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit Aleks Marku, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.
Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.
40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.
Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.
Sipas burimeve bashkeshortja e tij kthehej diten e djeshme nga jashte vendit ndersa prej pak ditesh ai ishte zhvendosur ne zonen e shkembit te kavajes me 2 femijet e mitur
E shoqja B.Marku sipas informacioneve paraprake ne te kaluaren ka qene e pajisur me urdher mbrojtje.
Deshmitë e para të Aleksit shpjehojnë sipas tij edhe marrjen e fëmijëve. Ai thotë se i mori ata për ti mbrojtur.
Pritet te merret deshmia e bashkeshortes Bardhe Marku per te zbardhur motivet e ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/