Çfarë tha Elmar Brok për arrestin e Berishës

Çfarë tha Elmar Brok për arrestin e Berishës

326
0
Shares

Politikani i njohur gjerman, ish-eurodeputetit i CDU-së, Elmar Brook ka mbajtur një fjalë më protestën e demokratëve para shtëpisë së Berishës.

Ai i ka dhënë mbështetje publike, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili siç tha Brok mbahet në arrest pa pasur asnjë vendim ndaj tij.

politik nga pushteti i Edi Ramës.

Elmar Book ka vlerësuar arritjet politike të kreut të PD, Sali Berisha, për të cilin ka ndarë konsiderata të larta për të. Ai tha se një vend që aderon për t’u bërë pjesë e BE-së nuk mund të mbajë të arrestuar liderin e opozitës të mos marrë pjesë në Parlament, si i zgjedhur i popullit, pa një vendim fajësie të formës së prerë.

FJALA E PLOTE E ELMAR BROK:

Të dashur qytetarë, zoti Meta, miqtë e shqiptar, europian.

Europa do të jetë mirënjohëse të ju ketë ju pjesë të Bashkimit Europian sepse ju me kulturën tuaj jeni pjesë e saj.

Unë erdha sot në ditëlindjen time për të parë një burrë të cilin e njoh prej shumë vitesh.

E kam njohur këtë burrë kur ka qenë kryeministër dhe president i këtij vendi dhe në përpjekjet e tij për ta sjellë Shqipërinë më afër Europës.

Por unë doja të takoja një lider i cili ka pritur prej ditësh për të qenë pjesë e Parlamentit, unë nuk dua të ndërhyj në politikën e këtij vendi.

Unë e pëlqej Shqipërinë por nuk pëlqej partitë politike , por unë besoj se në një vend që duhet të bëhet pjesë e BE, një burrë nuk duhet të ndalohet të jetë pjesë e Parlamentit, pa qenë me vendim gjykate final. Ne duhet të shikojmë atë pjesë të demokracisë , që ka imunitet dhe që kjo e mbron opozitën ndaj qeverisë. Kjo është pjesë e demokracisë.

Kjo do të thotë që imuniteti nuk mund të merret pa vendim gjykate dhe kjo është pse ne kërkojmë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por pjesë e kësaj, është respektim i traditës demokratike dhe ligjeve demokratike.

Dhe një sjellje e tillë ndaj opozitës të mos pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nëse dikush  është fajtor, një Gjykatë e pavarur duhet ta vendosë këtë.  Dhe jo një prokuror siç ndodh këtu që thotë “afër’mendësh gjykatat bëjnë atë që ju  themi ne”, kjo nuk është një drejtësi e pavarur.

Dhe ndaj shpresoj  për zhvillimin e pavarësisë së gjyqësorit në këtë vend dhe që udhëheqësit e opozitës të bëjnë në mënyrë të pavarur punën e tyre. Për vendin e tyre. Dhe nëse ka shkelje nga një anëtar i opozitës apo nga një anëtar i qeverisë, atëherë një gjykatë e pavarur le të marrë vendimin, në bazë të praktikave më të mira të BE. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY