Tabaku ironi me mazhorancën; pasi i shpallët luftë korrupsionit sillni ligje me...

Tabaku ironi me mazhorancën; pasi i shpallët luftë korrupsionit sillni ligje me porosi në kuvend për të arnuar korrupsionin.

145
0
Shares

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave po diskutohet propozimi i deputetit socialist Shalsi. Gjatë diskutimeve deputetja e PD, Jorida Tabaku, analizoi se në fakt propozimi i z. Shalsi (kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave) është në vetvete një arnim ligjor që duhet të futet në dosjen voluminoze të Ligjeve të Kapura për të cilat Transparency international e ka kritikuar Shqipërinë.

Znj Tabaku u shpreh se projektligji që po ridiskutohet në kuvend është “komplet ndryshe” nga propozimi i sjellë herën e parë. Sipas deputetes së PD problemi nis me nenin 5/1 ku ajo argumenton se proopozimi ligjor i z. Shalsi vjen për qokat e ndaj investitorëve strategjikë.

“Ju thoni paraprakisht që jepet një leje zhvillimi duke pasur parasysh edhe pronën shtetërore, publike apo jo. Dhe kur kjo leje që është dhënë, në shkelje të ligjit pasi nuk ka pse të jepet një leje që merr parasysh dhe pronën shtetërore, ka objekte të cilat janë atje si psh fabrika të vjetra, juve i shembni këto dhe në këtë ligj që është për privatizimin vendosni kompentenca për rregullimin e territorit dhe e lidhni këtë me investimet strategjike po ashtu, sepse këtu qëndron e gjithë gjëja.” Argumentoi deputetja e PD ndërsa analizoi projektligjin.

Fjala e plotë

Projektligji që vjen për diskutim nga propozimi i parë që ju keni bërë është komplet ndryshe. Nëse qëllimi që ju kishit kur u prezantua ishte për të rregulluar një funksion nga Ministria e Financave në Ministrinë e Ekonomisë, që ishte harruar për t’u rregulluar me ndryshimet strukturore që pati Qeveria, tani po kalojmë në një ligj komplet shembulli i “ligjeve të kapura”. Për mua është antikushtetues në parim dhe hap hapësira të rrezikshme në zbatimin e tij.

Lidhur me ndryshimin në Nenin 5/1:
Ju thoni paraprakisht që jepet një leje zhvillimi duke pasur parasysh edhe pronën shtetërore, publike apo jo. Dhe kur kjo leje që është dhënë, në shkelje të ligjit pasi nuk ka pse të jepet një leje që merr parasysh dhe pronën shtetërore, ka objekte të cilat janë atje si psh fabrika të vjetra, juve i shembni këto dhe në këtë ligj që është për privatizimin vendosni kompentenca për rregullimin e territorit dhe e lidhni këtë me investimet strategjike po ashtu, sepse këtu qëndron e gjithë gjëja.

Do të thotë, jepni një leje pa pasur parasysh si është çështja e pronës dhe pastaj në këtë pronë shtetërore ose publike, juve vendosni që t’i shembni dhe këto objekte. Më duket shumë e rrezikshme që çështje të privatizimit që i takojnë ME po i përzini me çështje të territorit që ne kemi një ligj të veçcantë. Kjo është antikushtetuese në parim! çfarë po thoni, po japim një leje në pronë shtetërore dhe pastaj do rregullojmë në varësi të lejes ndërkohë që duhet të ishte e kundërta?

Çështja e dytë që lidhet me nenin 1, që është një ligj dhe nen “me porosi”, për qëlllime dhe interesa të kujt unë ende nuk e di:
Ky nen flet për dhurimin dhe shkëmbimin e pronës, që do të thotë një pronë të një X institucioni të administratës që është shtetëore e merrni dhe e shkëmbeni me persona të tjerë që mund të jenë dhe privatë, kompani me interesa biznesi. Na kthehet shteti tashmë në një shkëmbyes pronash, transaksionësh private që mund t’i takojnë individëve. Për mua të dyja janë shumë të rrezikshme! Lënë hapësirë për korrupsion, hapësirë në zbatimin e tij, lënë hapësirë në momentin kur këto interpretohen.
Në një moment që ju thoni do të bëjmë një reformë të plotë për antikorrupsionin, që nuk ka më “arnime” ligjesh, që ka një filozofi tjetër, që tashmë po ndryshojmë çdo gjë… sillni këtë ligj që është shembulli më i mirë i “harnimit”. Një ligj i cili lindi vetëm për të rregulluar një funksion që të kalonte nga MF tek ME dhe tani merr përgjegjësi që i takojnë ligjit të rregullimit të territorit, Kodit në lidhje të marrëdhënieve të shkëmbimit dhe dhurimit të pronave. Mos kaloni ligje që lënë hapësira për korrupsion dhe zbatim.
Nëse ligji do të kishte qënë vetëm koncepti juaj bazë për të rregulluar funksionet, unë nuk do të kisha asnjë objeksion për ta kaluar sepse është një funksion qeveritar që ka harruar dhe hajde ta “korrigjojë” parlamenti. Por kur ligji pastaj kthehet dhe bëhet në këtë formë që nga hapësirat për zbatimin e tij, për interpretimin e tij, që nga shkelja e dy ligjeve të tjera paralele që janë sektoriale që rregullojnë kontrrollin e territorit dhe dhurimin e pronave, për mua krijoni një hapësirë shumë të madhe për interpretimin dhe zbatimin e tij, por dhe për frymën antikorrupsion që na predikon qeveria që ka kaq shumë dëshirë ta zbatojë.

Nëse doni të bëni reformë anti-korrupsion, le t’i shohim ligjet nga fillimi deri në fund të gjitha bashkë, të identifikojmë kush janë hapësirat për korrupsion. Këto ndryshimet kështu që kalojnë edhe procesin normal ligjor, pasi i kësaj do të ishte konsultimi që duhet të kishte hapur ministria me palët e interesit për të parë sesi këto ndryshime mund të zbatohen, por ky është kalim procesi ligjore. Nuk është hera e parë që ndodh. Vëreni për konsultim, hapeni debatin për ta diskutuar sepse jeni duke prekur me këtë ligj çështje shumë sensitive dhe po i lini në dorë administratës që të merret me transaksione të pronave. Po i lini në dorë administratës, kur KKT miraton leje të veçanta të cilat janë edhe në prona shtetërore, për t’i hapur rrugë prishjes së objekteve në këto prona pa pasur një proces të drejtë.

Ligji është kundër frymës së çdo diskutimi që në kemi bërë kundër korrupsionit dhe për mua është antikushtetues! r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY