Belind Këlliçi ‘arreston’ Veliajn. Procesi shkoi qetë. Ai nuk kundërshtoi

Belind Këlliçi ‘arreston’ Veliajn. Procesi shkoi qetë. Ai nuk kundërshtoi

441
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi “arrestoi” sot në mënyrë simbolike kreun e bashkisë Erion Veliajn gjatë protestës së qytetarëve.

Gjatë fjalimit ai mbante një palë pranga dhe arrestoi një protestues që mbante maskën e Veliajt në fytyrë.

Aktori Mehdi Malkaj rimori në kontekstin e sotëm vargjet e Cajupit:

“Shqipërinë e vodhi Edi, i vu zjarr.
Shqiptar mos rri po duku, shqiptar!
Te ka barë përendia luftëtar!
E si s’të lodhi Ramë hajduti o shqiptar!”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi tha se sot janë të shtatat e Veliajt dhe jo dita e shtatë e protestës.

Sot nuk është protesta e shtatë. Sot janë të shtatat e një fundërrine, e një krimineli, e një mostre politike dhe njerëzore, simbol i surrogatëve, simbol i Prindit 1 dhe Prindit 2. Pak më parë foli edhe legjenda e demokracisë Ylli Bodinaku i cili me një skodë shembi  murin shqiptar të Berlinit. Në këtë shesh janë me mijëra Skoda që do ta shembin murin e korrupsionit, murin e pandëshkueshmërisë. Askush nuk i ndal këtë qytetarë të protestojnë për taksat e tyre, të protestojnë për abuzimet e kësaj bashkie që vetëm me inecenaratorin fantazmë të Tiranës ka vjedhur të paktën 137 milionë euro. Në protestojmë sot sepse nuk mund të pranojmë që bizneset e ndershme të Tiranës të falimentojnë për të bërë biznes organizata kriminale 5D. Sepse ne nuk mund të pranojmë që sot të paguajmë 40 për qind ujin e pijshëm më shtrenjtë ndërkohë që çezmat e qytetarëve të Tiranës thahen për ujë. Sepse ne nuk mund të pranojmë që qytetarët e Tiranës të paguajnë taksë për gjelbërimin dhe bashkia e ka mbjelle Tiranën me beton. Sepse ne nuk mund të pranojmë që pronat e ligjshme të qytetarëve të Tiranë të shemben për tua dhënë oligarkëve. Sepse ne nuk mund të pranojmë se sot për një dritare pa leje të arrestohesh dhe kur ndërton këto kulla në mes të Tiranës, shpërblehesh”, tha Blushi. r.p

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY