Taksa 10 euro e Edi Ramës për Rrugën e Kombit, korruptive dhe...

Taksa 10 euro e Edi Ramës për Rrugën e Kombit, korruptive dhe e papërballueshme për qytetarët

61
0
Shares

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një dalje për median ka thënë se Edi Rama ka vendosur një taksë të re e të rëndë mbi shqiptarët, duke u marrë 10 euro për çdo udhëtim në Rrugën e Kombit. “10 euro, para që do të merren nga xhepat e lodhur e të varfër të qytetarëve të vendit. 5 euro në vajtje e 5 euro në kthim”, tha Tabaku.

Për PD ky është një skandal që thellohet edhe më tepër kur del në pah se qeveria e ka vendosur këtë taks edhe 33% më lartë. “ Ky skandal thellohet edhe më shumë, kur del në pah se qeveria ka vendosur këtë nivel takse, 33 përqind më të lartë se niveli maksimal që kanë sugjeruar ekspertët. Sipas strategjisë, pagesa për rrugën e Kombit duhet të varionte nga 0,5-3.5 cent/km. Për 114 km nga Miloti në Morinë pagesa e përballueshme për veturat duhet të ishte nga 0.57-3,99 Euro për të gjithë gjatësinë e rrugës. Në rast se pagesa do të zhvendoset në Rrëshen atëherë totali nuk duhet të kalojë 2,8 Euro për të gjithë distance” tha deputetja demokrate.

Sipas Partisë Demokratike Edi Rama e caktoi 5 Euro. Të paktën 33% më shumë se cmimi i maksimal sugjeruar nga ekspertët: “Një aferë e pastër me miliona euro cdo vit, një barrë e re e vendosur në kurrizin e shqiptarëve, sipas skemës së qeverisë për 30 vite me radhë, në emër të mirëmbajtjes së rrugës, kjo, shtuar subvencionit prej 5,6 milionë euro cdo vit që do të japë shteti. Po taksa e qarkullimit që është rritur në dy vjet me 240 lekë, për cfarë përdoret në një kohë që mirëmbajtja e rrugëve është në minimumin historik?! Përpara se të merrej ky vendim duhej bërë një analizë e plotë, shterruese dhe shumë serioze e kosto-përfitimeve, një analizë e plotë e impaktit ekonomik, një analizë e plotë e impaktit në turizëm, kur dihet se turistët nga Kosova mbizotërojnë në plazhet Shqiptare. Partia Demokratike i siguron qytetarët shqiptarë se do ta anullojë këtë koncesion të dyshimtë, këtë taksë të papërballueshme për jetën e tyre”, është shprehur Tabaku.

753dc464-b993-4563-abd5-ee9ebd85b9c2 (1)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY