Dorëheqje Veliajt, protesta bën tym bashkinë. “SPAK, ose arreston Erionin, ose shemb...

Dorëheqje Veliajt, protesta bën tym bashkinë. “SPAK, ose arreston Erionin, ose shemb reformën në drejtësi”

333
0
Shares

Një numër i madh protestuesish para bashkisë së Tiranës në protestëm e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D.

Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha në fjalën e tij se sot SPAK ndodhet para dy opsioneve, të çojë para drejtësisë Veliajn ose të shembë reformën në drejtësi.

“Ne nuk kemi ndonjë pritshmëri që një hajdut që qëndron aty do të japë dorëheqje. SPAK qëndron sot para dy opsioneve. Ose do të çojë para  drejtësisë një hajdut të kapur në flagrancë ose do të shembë reformën në drejtësi dhe vetë Dumani i cili në raportin që ka shkuar vetë e ka cituar emrin e Veliajt 11 herë, si person të lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Tani o ka Dumani të drejtë, ose do të bjerë Reforma në Drejtësi, sepse zgjidhje tjetër nuk mund të ketë. Në vijojmë t’i qëndrojmë kërkesës tonë për të cuar para drejtësisë të gjitha ta që kanë vjedhur taksat e qytetarëve. Çdo ditë kalon ne njihemi me fakte të reja me dononcime të reja për të gjithë ekipin dhe zinxhirin elektoral të Veliajt në Tiranë”, tha Këlliçi.

Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi ishte e pranishme në protestë me bluzën me mbishkrimin “Free Berisha”.

Protesta ka pasur momente tensioni kur protestuesit kanë hedhur molotov drejt godinës së institucionit, ndërsa tymi ka mbuluar derën e bashkisë. Policia ka zëvëndësuar sot barrierat metalike me barrierat prej betoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY