Edi Rama, cili është grepi që do u hedhë shqiptarëve për zgjedhjet...

Edi Rama, cili është grepi që do u hedhë shqiptarëve për zgjedhjet e 2025

309
0
Shares

Kryeministri Edi Rama po ndërton një rreng tjetër për shqiptarët që mendon se do t’i sjellë fitoren në zgjedhjet e 2025, apo do të shërbejë si koperturë për blerjen e atyre zgjedhjeve sic ka bërë në 2021.

Me një qeveri të zhytur në korrupsion, mbi 1 milionë të larguar dhe 80 për qind e të rinjve që janë më Shqipëri duan të ikin, ai ka shpallur sfidën e tij: ndalimin e largimeve nga Shqipëria të të rinjve deri në 2030. Ai ka folur në një intervistë për Opinion të Blendi Fevziut.

”Këtë historinë që ikin të rinjtë se janë të pakënaqur, ikin për korrupsion, kjo është një tjetër mit. Një i ri i cili sot është në një periferi të Shqipërisë, ka të gjithë të drejtën e botës të thotë unë nuk dua të pres ndryshimin dhe të pres si babai im, jo do iki.

Këtu fillon gjëja. Sigurisht që Shqipëria nuk e ka sot forcën e brendshme që thotë pse të iki jam mirë këtu. Po ndryshon dhe kjo gjë. Kjo është pjesa më e vështirë dhe është pjesa që do t’i vendosë kapak të gjithë misionit tim dhe Shqipëria e 2030-s do të jetë një vend ku kjo tendencë do të jetë e ekuilibruar”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY