Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot një artikull në media ku flitej për një tender 700 mijë euro në kushtet e konfliktit të interesit në bashkinë e Tiranës. “Arbër Bifteku bashkë me paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele”, tha Berisha.
“Çdo ditë një firmë e Erion Veliajt për të vjedhur qytetarët.
Sot del skandali tjetër se Arbër Bifteku, ish-zëvendësi i Erion Veliajt, bashkë me atë paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele.
Dhe këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera” deklaroi Berisha.
Berisha tha duke referuar një investigim se restoranti i zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku mori tenderin 700 mijë euro nga kompania Tirana DC.
“Në një restorant të zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku, shikoni se çfarë burrash kanë të mjerat, që i fusin në afera korruptive.
Ja cila është familja për këta hajdutë, nuk kanë nder e as dinjitet.
Dhe restoranti i zonjave të tyre fiton tenderin 700 mijë euro nga burri i saj, Arbër Bifteku në kompaninë Tirana DC.
Po nuk ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta mo?! Këta meritojnë çdo gjë”, tha Berisha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/