Publikohet video, administrata publike me detyrim në mitingun e Edi Ramës në Athinë, ndërsa reagoi Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.
Është krim, prokuroria të veprojë, tha ai.
DEKLARATA/ Edi Rama është armik i votës së lirë dhe për këtë as nuk fshihet dhe as nuk turpërohet. Mjafton kjo dëshmi rastësore për të kuptuar se deri ku arrinë Edi Rama në keqpërdorimin e burimeve shtetërore për zgjedhje apo veprimtari politike.
Pas detyrimit për antarësim në Partinë Socialiste të të gjithë punonjësve të administratës shtetërore, keqpërdorimi ka rritur kulmin përmes detyrimit të tyre për të marrë pjesë në një veprimtai politike të Edi Ramës, që ishte shpallur si takim me bashkëqytetarët tanë që jetojnë në Greqi, dhe përfundoi në një takim me punonjës të administratës shtetërore të imoportuar me detyrim nga Shqipëria për në Athinë.
Nëse Edi Rama i intimidon punonjësit e administratës shtetërore që jashtë vullnetit të tyre të shkojnë deri në Athinë për takime politike, secili qytetar shqiptar duhet të imagjinojë vetë se deri ku shkon presioni dhe keqpërdorimi gjatë fushatës zgjedhore apo imponimit të votës brenda vendit.
Ajo që ka ndodhur me takimin në Athinë, ku punonjës të administratës shtetërore u importuan nga Shqipëria për të mbushur sallën një takim politik të Edi Ramës, duhet të zgjojë nga gjumi menjëherë organin e prokurorisë. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore është krim dhe dënohet sipas nenit 328/a të Kodit Penal. Është koha për të vepruar tani dhe pa asnjë vonesë, ndryshe zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në rrezik. e.d
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/