DETAJET/ Djali qëllon nënën në Lezhë, gruaja mbetet pa jetë

DETAJET/ Djali qëllon nënën në Lezhë, gruaja mbetet pa jetë

897
0
Shares

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Lezhë.

Një djalë qëlloi nënën me thikë për vdekje më bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në këtë qytet. Dyshohet se djali ishte me probleme mendore.

Autori i vrasjes është arrestuar nga policia.

Detajet:

Rreth orës 14:30, shtetasi Arenc Dani, 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gjylie Dani, 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. Dani dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY