Vrasja e policit në Fier, edhe autori nga Hasi. Dyshimi për lidhje...

Vrasja e policit në Fier, edhe autori nga Hasi. Dyshimi për lidhje me një vrasje vite më parë

284
0
Shares

Janë zbardhur motivet që besohet se janë të lidhura me vrasjen e policit sot në Fier.

Një ngjarje e hershme, 9 vite më parë ndodhur në Has mund të jetë edhe shkaku i vrasjes së sotme në Baltëz të Fierit ku një poliv, Novruz Cenalia, 28 vjeç u qëllua për vdekje.

Ai u qëllua nga Asllan Mernica, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Viktima dhe autori i ngjarjes janë me origjinë nga Hasi dhe shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë gjakmarrja. 9 vite me parë, babai i efektivit rezulton të ketë qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë ku ka mbetur një i vrarë me mbiemrin Harulla (Sali).

Polici Cenalia u qëllua në mesditë.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY