Fermerët e Dimalit, Beratit, Lushnjes, Divjakes, Fierit e Roskovecit kanë organizuar protestën e radhës në kryqëzimin e Urës së Kuçit ne aksin rrugor Lushnje- Berat.
Arsyeja për të cilën fermerët kanë lënë punën dhe kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugen nacionale është sipas tyre abuzimi që bëjnë pikat e grumbullimit të cilat bllokojnë thithjen e prodhimit duke i detyruar fermerët të ulin çmimin si të domates ashtu edhe të trangullit.Mungesa e kontrollit te shtetit mbi subjekte private dhe abuzimi me cmimet e perimeve te stines dhe lenia dore e lire e tregtareve sjell uljen ne menyre artificiale çmimet e ketyre produkteve.
Sipas fermerëve dy ditët e fundit një kg domate po shitet 20 deri 25 lekë dhe një kg trangull 10 deri në 15 lekë. Me çmimet aktuale fermerët janë të falimentuar
Sikur të mos mjaftonin arsyet e sipërpërmendura edhe faturat e lëshuara nga pikat e grumbullimit ose jepen pa çmim dhe me shumë vonesë duke bërë që fermerët të mos marrin rimbursimin e TVSH-së. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/