DENONCIMI/ Qeveria shqiptare theu sanksionet ndaj Rusisë, çfarë ndodhi në Portin e...

DENONCIMI/ Qeveria shqiptare theu sanksionet ndaj Rusisë, çfarë ndodhi në Portin e Durrësit më 24 mars

177
0
Shares

Edhe pse Shqipëria që prej 2022 ka aplikuar sanksione ndaj Rusisë duke u bashkuar me vendet e Perëndimit kundër agresionit rus të Putinit ndaj Ukrainës, ka dyshime të forta se Tirana nuk i është përmbajtur sanksioneve duke i thyer ato.

Prej muajsh ka raportime për anije që vijnë nga Rusia të ngarkuara me mallra të ndryshme, tha sot anëtari i këshillit kombëtar të PD, Lisandër Hoxha.

“Rasti i fundit është i datës 24 Mars 2024, me një anije ruse të nisur nga porti i Rostov on Don drejt portit të Durrësi me nr, OMSKIY-105.
Anija në fjalë është zhdoganuar më datë 26 Mars 2024 me një procedurë të dyshimtë e cila krijon kushtet për kontrabandë.

Dërguesi i produkti, kompania CJSC Red October është një kompani e dyshimtë e cila nuk tregon origjinën e mallit. Ajo merret vetëm me dërgesa nga Rusia drejt vendeve të tjera.

Malli që është shkarkuar nga dogana shqiptare nuk është peshuar sipas procedurave ligjore standarde, por është larguar menjëherë nga porti duke rritur dyshimet për kontrabandë”, deklaroi Hoxha në një deklaratë për shtyp në selinë e PD. a.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY