Media greke: Incidente para stadiumit, disa protestues shqiptarë parulla kundër Ramës

Media greke: Incidente para stadiumit, disa protestues shqiptarë parulla kundër Ramës

217
0
Shares

Nuk munguan invidentet para nisjes së takimit të Kryeministrit Edi Rama në Athinë, raportuan sot mediat online greke.

 ‘Protothema’raportoi se dhjetra persona kanë hedhur parulla dhe kanë demonstruar kundër Ramës. Incidente të vogla kanë ndodhur jashtë stadiumit të Galatsit, pak para se të fillonte fjalimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama .

Rreth 30 persona, mbështetës të opozitës shqiptare, hodhën parulla dhe demonstruan kundër Ramës.

Gazeta shënon edhe edhe incident i vogël mes të pranishmëve, pasi kanë qenë 3-4 persona që kanë pohuar se Rama  po e provokon Mitsotakis, ndërsa disa të tjerë kanë reaguar: “Mos ndizni zjarr mes dy popujve”.

Prototema thekson se kishte shumë shqiptarë të ardhur dje në Athinë nga Shqipëria.

“Ndërkohë, vizita mund të cilësohet private, duke qenë se ai nuk do të ketë asnjë kontakt zyrtar, por zoti Rama do të rrethohet nga një eskortë e rëndë policie dhe një automjet të blinduar.

Siç u bë e ditur, të paktën 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë për të ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar,” përfundon Protothema. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY