“Kërkesa për hetimin e thelluar të Irenës gjyqtare u tërhoq sapo ajo...

“Kërkesa për hetimin e thelluar të Irenës gjyqtare u tërhoq sapo ajo mori dosjen e Berishës“

184
0
Shares

Kërkesa për hetimin e thelluar të Irenës me tre mbiemra u tërhoq sapo ajo mori dosjen e Sali Berishës, tha kreu i PD, Berisha ndërsa theksoi se një komisioner nisi hetim të thelluar ndaj saj në procesin e vetingut.

“A e dini ju se kjo Irena me tre mbiemra, komisionari publik i vetingut kërkoi që të hetohet më tej. Pasi ajo ka deklaruar në lidhje me paratë e pajustifikuara, se këto para m’i ka dhënë ish-gruaja e burrit.

Ajo mund të deklarojë çdo gjë, por njeri në botë që të pranojë se paratë borxh ia ka dhënë gruaja e burrit, përveç vetorëve të korruptuar nuk ekzistojnë.
A doni t’u jap shembuj, jo një por disa?
Nuk ua kanë pranuar gjykatësve paratë që i ati i ka ndarë nga rroga e saj dhe ia ka dhënë në momentin e fejesës apo martesës, një traditë shqiptare nga më të konsoliduarat.
Nuk kanë pranuar dhuratat që baballarët u kanë bërë vajzave apo djemve.
Kurse kësaj i pranuan borxhin e asaj që i ka marrë burrin”, tha Berisha.

Në vijim ai shpjegoi se çfarë ndodhi me komisionarët që nisën hetim të thelluar ndaj Irena Gjokës, gjyqtares së GJKKO në procesin e Berishës.

“Komisioneri që kërkoi thellimin e hetimit, komisionari që nuk mund të besonte se paratë vinin nga ish-bashkëshortja, kërkoi hetim të thelluar.
E shihte se kjo është simboli i korrupsionit.
Një emër të dytë po të kishte, korruptore do të quhej kjo Irena me tre mbiemra.
Por, komisioneri u transferua menjëherë në detyrë tjetër.
Dhe erdhi tjetër. Sapo mori dosjen e Sali Berishës, tërhoqi kërkesën për hetim të mëtejshëm.
Ky është vetingu i llumit dhe llum-vetingu.
Zotërinj, keni një mision monitorues aty. Ka ndonjë komunikatë misioni juaj për të bërë transparencë para shqiptarëve për këtë akt apo është ambientuar me korrupsionin e tmerrshëm të këtij procesi”, shpjegoi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY