Tabaku zbulon skemën e PS kundër SPAK: Nuk e donte, kërkoi BKH...

Tabaku zbulon skemën e PS kundër SPAK: Nuk e donte, kërkoi BKH nën varësinë e ministrisë së Brendshme

154
0
Shares

Gjatë fjalës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë demputetja demokrate Jorida Tabaku foli mbi korrupsionin dhe ofertën e kryeministrit Rama për një komision ad hoc në luftën kundër korrupsionit. Ajo u shpreh se falë kësaj mazhorance dhe qeverie Shqipëria ka një sistem të korruptuar dhe një korrupsion endemik “Sot Shqipëria ndodhet në një rrugë kritike, jo vetëm në historinë tonë si një shtet demokratik, por gjithashtu dhe më ardhshmërinë në projektin e BE-së. Një rrugëtim që nuk është thjeshtë një pikë arritjeje, por një proces që është zgjatur duke u shtyrë në kohë që fatkeqësisht shqiptarët sot janë duke ikur këmbëve. Ndërkohë që ne na kanë lënë sfidën ta ndërtojmë Europën këtu”

Ajo u shpreh se SPAK është një krijesë falë luftës së PD duke rikujtuar që në të vërtetë qeveria socialiste kishte kërkuar një BKH nën hyqmin e ministrisë së rendit dhe qeverisë

“E vërteta që dua ta rikujtoj është që SPAK-u nuk ka qënë asnjëherë kërkesë e socialistësve. Në këtë sallë, mazhoranca socialiste ka kërkuar krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda Ministrisë së Brendshme atëherë, nën varësinë dhe tutelën e Ministrisë së Rendit dhe të Qeverisë. Ndërkohë që ka qënë i vetmi ligj, pasi u ndryshua me mbështetjen e partnerëve, i cili u votua dhe nga opozita. Është po e njëjta qeveri që menjëherë pas krijimit të SPAK-ut, shkoi dhe e bombardoi me qindra dosje të OFL-së. E mban mend njeri OFL-në sot? Një veprim dhe përpjekje e kalkuluar politike për të mbrojtur interesat e mazhorancës tashmë të zhytur në korrupsion që kërkon pushtetin jo për ta luftuar atë, por si një proces politik për ta pranuar më në fund që ky realitet po ndodh.”

Në fjalën e saj ajo kujtoi se qeveria nuk e ka ndihmuar as SPAK dhe as ka pasur vullnetin dhe moralin për të luftuar korrupsionin, prandaj duket jo reale që kjo qeveri të flasë në emër të një beteje kundër korrupsionit.

“E vërteta që dua ta rikujtoj është që SPAK-u nuk ka qënë asnjëherë kërkesë e socialistësve. Në këtë sallë, mazhoranca socialiste ka kërkuar krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda Ministrisë së Brendshme atëherë, nën varësinë dhe tutelën e Ministrisë së Rendit dhe të Qeverisë. Ndërkohë që ka qënë i vetmi ligj, pasi u ndryshua me mbështetjen e partnerëve, i cili u votua dhe nga opozita. Është po e njëjta qeveri që menjëherë pas krijimit të SPAK-ut, shkoi dhe e bombardoi me qindra dosje të OFL-së. E mban mend njeri OFL-në sot? Një veprim dhe përpjekje e kalkuluar politike për të mbrojtur interesat e mazhorancës tashmë të zhytur në korrupsion që kërkon pushtetin jo për ta luftuar atë, por si një proces politik për ta pranuar më në fund që ky realitet po ndodh”, tha Tabaku. e.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY