Kreu i PD, Sali Berisha solli këtë mbrëmje shembuj të megakorrupsionit të qeverisë ku janë vjedhir fonde përmes prokurimit të fondeve edhe 10 herë më shumë se shuma e nevojshme.
Kjo javë përgatit betejën vendimtare! Revolta dhe zemërimi i popullit do të bjerë me forcën më të madhe mbi Erion Veliajn, tha ndër të tjera Berisha.
“Edi Rama që erdhi i damkosur si mister 20 përqindëshi, si njeriu që sipas raportit të OSBE-së kishte vendosur në bankat offshore gjatë periudhës që ka qenë kryetar bashkie 200 milionë euro, tani vazhdoi të çojë paratë e qytetarëve me Erion Veliaj në bankat offshore, t’i zhdukë ato në parajsën e tij.
Por në qoftë se këto janë vjedhje 100 përqind, e vërteta është se vjedhjet në Shqipëri gjatë këtyre viteve janë edhe 400, edhe 700, edhe 1200 përqind me vlerën dhe kostot e objekteve.
Të pangopur dhe të pashpirt, këta në vitin 2021 shpenzuan 30 milionë euro për një km autostradë nga Iba në Farkë.
Shpenzuan 30 milionë euro për një km rindërtim tek sheshi Shqiponja.
Ndërkohë autostrada 27 metra e gjerë Manastir- Bjeli Osek në Kroaci u ndërtua sipas standardeve të BE me 1.3 milion euro.
Miq, përveç guximit tuaj, përveç zemërimit tuaj, përveç revoltës suaj dhe vullnetit të Zotit, Shqipërinë nuk e shpëton asgjë tjetër.
Prandaj dhe kjo javë përgatit betejën vendimtare.
Erion Veliaj, je i marrë fund. Dorëhiqu dhe shko vetë te 313-a”, tha Berisha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/