Policia e Shtetit pezulloi nga detyra inspektorin me inicialet J. K. i cili bashkë me të shoqen i kanë marrë një gruaje 3 milion lekë të vjetra.
Ngjarja është transmetuar në Fiks Fare dhe më pas erdhi edhe vendimi i policisë.
Gruaja e shantazhuar tregoi se policin dhe të shoqen i njohu kur punonte në treg dhe ata po kërkonin për qiraxhinj dhe i ndihmoi me klientë që ishin të njohur të saj.
Gruaja i vizitonte qiraxhinjtë por polici filloi ta shantazhonte duke i thënë se kemi video të tuat që vjen në banesën, por më kryesorja se ata kishin foto nudo të saj duke e shantazhuar. Polici bashkë me të shoqen për mospublikimin e tyre i kërkonin denoncueses 3 milion lekë të vjetra. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/