PROTESTA/ “Veliaj, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të...

PROTESTA/ “Veliaj, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës“

111
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, denoncuesi kryesor i aferave të bashkisë dhe kryetarit të saj Erion Veliaj tha sot se kryetari që vodhi votën e ka shtabin e tij elektoral më burg se bodhën paratë e bashkisë me tendera fiktivë.

Jukeni ardhur sërish sot për të ngritur zërin kundër hajdutit më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky vend dhe ky qytet që e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj, kundër një hajduti që sot njihet nga të gjithë shqiptarët si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës

Ai do të mbahet mend si i vetmi kryetar i bashkisë që ngriti Policinë e Shtetit për të mbrojtur veten, një hajdut që do të shënohet në kujtimet të te zeza të shqiptarëve si një bandit, si një hajdut që vodhi qytetarët, vodhi votën me shtabin e tij elektoral të 14 Majit, që tashmë gjysmën e ka të burgosur dhe gjysmën tjetër do ta ketë shumë shpejt në burg, tha Këlliçi.

Ndërsa n/kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha se Edi Rama ka filluar të bëjë hapa pas.

”Rama para disa javëve i jepte mbështetjen e pakushtëzuar Veliajt, sot u distancua nga ai kur foli për hajdutë, abuzues ligji, grupe të strukturuara, drejtorë dhe kryebashkiakë.

Ashtu siç Erion Veliaj, kryefiku, lepuri në krye të bashkisë së Tiranës, ka prishur Teatrin dhe dhjetëra e dhjetëra pallate të tjera duke i shkërrmoqur ato, ashtu dhe sot, falë rezistencës tuaj, të shkërrmoqim kryeshtetin e kryebashkiakut në krye të bashkisë më të korruptuar, në krye të bashkisë 100% të vjedhur dhe ne sot po ia dalim”, tha Teliti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY