Alma dyshoi për tradhëti bashkëshortore, video me të dashurën e re

Alma dyshoi për tradhëti bashkëshortore, video me të dashurën e re

1134
0
Shares

Dyshimet për tradhëti bashkëshortore të Erdgys Arrazit mund ta kenë shtyrë Alma Arrazin të kryente vetvrasje bashkë me fëmijët.

Alma kishte parë edhe një video të bashkëshortit të saj në telefonin e tij me një 18-vjeçare, sipas familjes së Almës. Erdgysi e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai, kanë dëshmuar familjarët e gruas.

Por vëllai i Erdgys Arrazit, në një prononcim për media, është shprehur se në dijeninë e tij nuk ka patur lidhje jashtëmartesore.

“Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore”, tha ai.

Momenti i fundit i regjistruar me Almën është më 2 maj reksa është ndarë me kunatën e vet.

“Alma i ka thënë kunatës të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkonte në Durrës tek i vëllai, por ka marrë fëmijët dhe ka shkuar te ura e vjetër e lumit Buna aty ku dyshohet se kreu edhe aktin ekstrem”, shkruan prokuroria në relacionin e saj për ngjarjen. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY