Pse Rama po lajmëron vetë mbledhjen. Çfarë presin qytetarët të thotë nesër...

Pse Rama po lajmëron vetë mbledhjen. Çfarë presin qytetarët të thotë nesër në takim

412
0
Shares

Kryeministri Edi Rama me një postim në Facebook ka lajmëruar mbledhjen që zhvillohet të martën mes drejtuesve të PS, qeverisë e deputetëve të partisë.

“Nesër në orën 10:00 për të folur për qeverisjen, ligjin, korrupsionin dhe një Nismë të Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030”, thotë Rama në postimin e tij.

Lajmërimi i Ramës nuk është i zakonshëm pasi rrallë bën tërheqje vëmendje përmes një postimi për mbledhje pasi ka një mizëri punonjësish të marketingut të tij politik që e bëjnë të duket Edi Ramën kudo, kurdo dhe në gjithcka.

Çfarë e bën Edi Ramën të lajmërojë. Nisma e Re Kombëtare? Jo!

Ramën e bën të theksojë  vetë një mbledhje që do ngjasojë shumë me të gjithë të tjerat, fakti se ai tashmë nuk ka cfarë të thotë më, veçse të lajmërojë.

Të gjithë presin me padurim lajmin prej tij dhe asnjë fjalim, asnjë premtim, asnjë nismë qoftë edhe kombëtare, ku përfshihet edhe Kosova, MV, diaspora e shqiptarët në Mal të Zi, arvanitasit e arbëreshët, bile edhe ata të Zarës e jo veç të Kalabrisë.

Ai bën punë me një lajm. Të tjerat i ka vjedhur rrugës së tij 10 vjeçare dhe laboratorit të kësaj vjedhjeje që është bashkia që drejtoi.

E vetmja nismë që bën punë është një e vetëm një. Ai lajmi. Le ti thotë edhe nismë! Lajmi tejkalon edhe 2030. E ka në dorë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY