Shkelzen Berisha rrëzon alibinë për takimin me Veliajn në një restorant

Shkelzen Berisha rrëzon alibinë për takimin me Veliajn në një restorant

621
0
Shares

Shkëlzen Berisha, i biri i Kreur të opozitës, Sali Berisha, reagoi në rrjetin social Facebook, dukenmohiar çfarëdo takimi me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Eripn Veliaj.

Ai foli pasi një gazetar u shpreh në nkë emision televiziv se i pa bashkë në një restorant në Tiranë.

REAGIMI/“ Sot lexova per nje trillim te percjelle ne nje studio televizive per gjoja nje takim timin me Erion Veline para shume vitesh.

Se pari sado qesharak pretendimi, ne respekt te vertetes dhe te opinionit me duhet te sqaroj se nuk jam takuar KURRE me personin ne fjale ASKUND dhe ASNJEHERE.

Me Erjon Veline me lidh vetem neveria ndaj shpifjeve te adresuara nga ai nder vite, ndaj meje, femijeve dhe familjareve te mi.

Se dyti pavaresisht neverise ndaj personit ne fjale, deshiroj qe emri im te mos perdoret si instrument ne luften e brendshme te grupeve e klaneve ne pushtetin e kalbezuar te Edi Rames, qe sot e gjithe diten, helmojne dynjane duke spiunuar e shpifur per njeri tjetrin!

Se treti ky sqarim behet dhe per ata pseudo opozitare qe mungesen ULERITESE te reagimit ndaj vjedhjes se 160 milone eurove ne aferat e inceneratoreve dhe kompanise 5D, kerkojne deshperimisht ta fshehin e justifikojne pas cdo trillimi e shpifje per te bere opoziten e opozites per llogari te pushtetit”.

Ishte gazetari Ylli Rakipi i cili tha se Veliajn e ka parë dhe mëmpas takuar në një restorant me Çim Pekën dhe Shkëlzen Berishën në të njëjtën tavolinë..

Rakipi e tha këtë në emisionin e tij në MCN tx.

Deklaratën e Rakipit e përgenjështroi gjatë emisionit edhe Çim Peka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY