EMRI/ 10 milionë euro mashtrim nga Tirana në Gjermani, kapet bosi dhe...

EMRI/ 10 milionë euro mashtrim nga Tirana në Gjermani, kapet bosi dhe një tjetër

488
0
Shares

U finalizua më 18 Prill 2024, në Shqipëri, operacioni ndërkombëtar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Policisë Tiranë, ekspertëve të krimeve kibernetike të Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë, si dhe me mbështetjen e Europolit,  Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, i koordinuar në disa shtete Evropiane, në luftën kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet qendrave të thirrjeve (Call Center).

Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, u idenfikuan dy adresat e qendrës së thirrjeve dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti Emiljano Sejdillari, si pjesë e një rrjeti të qendrave të thirrjeve në katër shtete në Ballkan dhe Liban.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 18.04.2024, është kryer kontrolli i ambjenteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekustruar janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, po bëhet një analizë e hollësishme e të dhënave hetimore, me qëllim dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet.

Autoritetet gjyqësore dhe policore të përfshirë në këtë hetim ndërkombëtar:

 Eurojust; Europol; Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Karlsruhes; Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bambergut; Zyra e Prokurorit Publik të Freiburgut; Zyra e Prokurorit Publik të Trierit; Prokuroria Publike e Berlinit; Prokuroria Publike e Lajpcigut; Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit Baden-Württemberg; Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Berlinit; Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë; Shtabi i Policisë Aalen; Shtabi i Policisë së Freiburgut; Shtabi i Policisë së Heilbronnit; Shtabi i Policisë së Konstancës; Shtabi i Policisë Pforzheim; Shtabi i Policisë Ludëigsburg; Shtabi i policisë në Offenburg; Selia e Policisë Karlsruhe; Operacionet e Shtabit të Policisë (Baden-Württemberg); Shtabi i Policisë së Trierit; KPI Rosenheim;

Në Shqipëri

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së, pranë Ambasadës Gjermane Tiranë; Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);Drejtoria e Policisë Tiranë.

Në Bosnjë dhe Herzegovinë
Oficeri Ndërlidhës i BKA-së; Zyra e Prokurorit Publik të Sarajevës; Policia Federale BIH (FUP).

Në Kosovë
Oficeri Ndërlidhës i BKA-së; Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës; Drejtoria e Krimeve Kibernetike Policia e Kosovës.

Në Liban
Oficeri Ndërlidhës i BKA-së; Forcat e Sigurisë së Brendshme (ISF) – Dega e Sigurisë Kombëtare.

Në Serbi
Oficeri Ndërlidhës i BKA-së; Prokuroria Publike e Specializuar në Luftën kundër Krimit të Organizuar; Njësia për Krimin Kibernetik në Beograd.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY