Ali Ahmeti, Qytetar Nderi i Tiranës. Rama: Vetëm Ali Ahmeti mund të...

Ali Ahmeti, Qytetar Nderi i Tiranës. Rama: Vetëm Ali Ahmeti mund të më rikthente këtu

327
0
Shares

Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, iu dha ditën e sotme titulli “Qytetar Nderi” i Tiranës nga bashkia e Tiranës. Kryetari Erion Veliaj i dorëzoi dokumentin dhe si simbolikë një jelek të Tiranës.

Në fjalën e tij Ali Ahmeti tha se do të jetë një qytetar i disiplinuar, por mbi të gjitha tha se këtë nder e ndan me dëshmorët që për flamurin dhe gjuhën dhanë jetën.

“Kjo nënë, Tirana, Shqipëria, ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj. Me qindra janë dëshmorë, heronj të kombit që nëna këtu në prehrin e vet i ka mbajtur. Do doja t’ju falenderoj, por një fjalë e një plaku të urtë na tha: Mos e falenderoni njëri-tjetrin se të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë të thuhet për të gjitha punët kur bëhen..“, tha Ahmeti.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili pranoi se vetëm një njeri si Ali Ahmeti mund ta kthente sërish në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Nuk u kuptua nëse nënkuptonte kryetarin Veliaj me sallën e këshillit.

“Ka një gjë që nuk e luan dot as topi e cila është se historia do ta thotë me zë dhe më të fortë se kushdo sot dhe që është se atë që ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë në Republikën e RMV dhe për ngritjen lart të shqiptarëve të gjithë ne të tjerët nuk mund ta diskutojmë, por vetëm duhet ta pranojmë dhe nëse jemi të mençur ta marrim si një mësim nga një shqiptar ndër më të mirët”, tha Rama.

Vendimi për dhënien qytetar nderi Ali Ahmetit u mor dje nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, pas propozimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ali Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor. Ahmeti është pagëzuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë. Propozimi për shpalljen e tij qytetar nderi u bë mbështetur në rolin e tij si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku ai luajti një rol kyç në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY