VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të...

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

286
0
Shares

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende të ndryshme, të cilëve ju rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi përballë porit të Vlorës, mjeti i tij lundrues, kishte pësuar defekt në motorr.

11 prej tyre ishin turistë, nga vende të ndryshme si Polonia, Franca, Izraeli e Belgjika.

Shërbimet e Policisë Kufitare pasi kanë tërhequr drejt portit mjetin lundrues ku ndodheshin turistët, kanë kryer verifikimet nga të cilat ka rezultuar se mjeti lundrues i dalë në lundrim nga SPK Triport, është mjet lundrues për përdorim personal dhe nuk është i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Mjeti lundrues u bllokua dhe shtetasi E. L. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 100 000 lekë m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY