Revoltë në burgun e Fierit, oficeri përfundoi rëndë në spital

Revoltë në burgun e Fierit, oficeri përfundoi rëndë në spital

973
0
Shares

Dhunohet shefi i edukimit në burgun e Fierit dhe disa efektivë të këtij institucioni, sipas një lajmi të publikuar në faqen e tij nga kreu i opozitës Sali Berisha.

Ai ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital ku thuhet se institucionet po mbajnë të fshehur revoltën e të burgosurve për keqmenaxhimin e amnistisë.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill, ndërsa vetë i dhunuari, nga spitali ku është shtruar ka deklaruar se nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur. Ndërkohë policia reagoi vetëm pas publikimit të lajmit.

Mesazhi i Berishës: Revoltë në burgun e Fierit!

Në koma shefi i edukimit në burgun e Fierit!
Disa policë plagosen nga të burgosurit.
Ngjarja mbahet sekret si në shpellat e mafies!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Miredita i nderuar doktor Berisha!
Me japin nje info, per nje ngjarje ne burgun e Fierit
Shefin e edukimit ne kete burg Nazmi Doko e kane goditur me sende te forta dhe ka qene ne spital ne gjendje kome, deri sot
Sot ka dal nga koma dhe eshte ne spital
Si dhe disa polic jane rrahur nga te burgosurit gjate diteve te amnistise, per menyren se si i kane trajtuar nga ana shkresore per perfitimet
Deri tani nuk kane dhene asnje lajme edhe mediat e mbajne te fshehte dhe nuk japin info goditjen e shefit te edukimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY