Vdekja e Dritan Demiraj, ‘vrasësit të liqenit’, qetëson sadopak familjarët e viktimave

Vdekja e Dritan Demiraj, ‘vrasësit të liqenit’, qetëson sadopak familjarët e viktimave

859
0
Shares

Ishte i shtruar në gjendje vegjetative dhe nuk mbante më mend asgjë që kishte ndodhur. Dritan Demiraj, 39 vjeç, vdiq më 27 Prill në spitalin e Parmës, njoftoi Corriere della Sera.
I njohur ndryshe si “vrasësi i liqenit” në Romagna, mes 28 Shkurtit dhe 1 Marsit të vitit 2014, shqiptari vrau Silvio Mannina-n në Santarcangelo të Romagna-s. Fillimisht e torturoi dhe e detyroi me anë të torturave që të linte takim me të fejuarën e tij Lidia Nusdorfi, ish-partnerja dhe nëna e fëmijëve të shqiptarit.

Një kurth që të dilte në takim në stacionin e Mozzate, pranë Como-s, për ta vrarë me thikë. Për këto dy vrasje, Demiraj u dënua me burgim të përjetshëm. Por në 2016-n u rrah brutalisht nga një tjetër i burgosur në Parma. Demiraj pësoi dëmtime cerebrale. Nisi të sillej si fëmijë, duke humbur kujtesën. Megjithatë pozicioni i familjarëve është i palëkundur. “Nuk qaj për këtë vdekje”, thotë motra e Silvio Mannina, Simona. “Ti në ferr, im vëlla në parajsë dhe gjithmonë në zemrën time. Të zgjuarit mëngjesin e së dielës me këtë lajm, nuk ka të paguar”, shkruajti ajo në një postim në Facebook.

Vrasjet e Dritan Demirajt, shqiptarit që në Romagna bënte pastiçierin e që me drejtësinë kishte disa precedentë si shpërndarës dhe sulme të ndryshme, tronditën mbarë Italinë në atë kohë. Ishin krime të urryeshme. Fillimisht u mësua vrasja e ish-partneres së tij, Lidia Nusdorfi-t. Krimi ndaj të fejuarit të saj Silvio Mannina, i cili jetonte me vështirësi në Bolonja, u zbulua më pas, në një moment të dytë . Kufoma ishte fshehur në liqenin e Santarcangelo, sepse qëllimi i Demirajt ishte që vrasja e Lidias të duket sikur ishte kryer nga Mannina. Ky i fundit ishte joshur me anë të mashtrimit që të shkonte në Rimini. Ndërkohë, Demiraj ishte njohur në Bingon e Riccione me Monica Sanchi, gruan e cila më pas u bë partnerja e tij.

Ishte pikërisht Sanchi që e ndihmoi të dashurin e saj që të vinte në zbatim planet. E joshi Mannina-n nëpërmjet Facebook dhe e tërhoqi që të shkonte në Rimini. Por në takim i dolën pastiçieri dhe daja i tij Sadik Dine, edhe ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor. Ndërsa Monica Sanchi vdiq po në burg në 2019-n nga kanceri. Ajo ishte dënuar me 30 vjet burg.

“Nuk qaj për vdekjen e Dritan Demirajt”,vijon të përsërisë motra e Mannina-s. “Ne, familjarët u ndjemë të braktisur. Një njeri i tillë, që as njeri nuk mund të quhet, pati mundësinë që të kërkonte dëmshpërblim për sulmin që pësoi. Kurse ne jo”.

Arsyen e shpjegon përfaqësuesi ligjor, Alessandro Buzzoni. “Demiraj u shpall i paaftë për të kuptuar dhe logjikuar, doli nga burgu dhe përfundoi në spital. Nuk ishte person i pasur ndaj dhe ishte e pamundur që të merrte dëmshpërblim”.Ai që iu drejtua me kërkesë shtetit për sulmin që pësoi në burg, ishte ligjori i pastiçierit shqiptar Massimiliano Orrù. Sa i përket fundit të personave të tjerë përfshirë në këtë ngjarje ka një emërues të përbashkët: një fund i trishtë, tragjik dhe dramatik, i shënjuar nga fati.

“Sigurisht që ne mendojmë që ky proces është si jetë shënjuar nga fati”, shpjegon avokati Buzzoni. “Ata (familjarët) besojnë se Silvio Mannina e ka mësuar fatin e tyre nga lart. Është sikur drejtësia hyjnore të ketë goditur autorët e këtyre vrasjeve. Në fakt duket se u gjykuan nga lart, edhe pse duhet të kujtojmë që është e shëmtuar ta thuash apo ta mendosh dhe drejtësia hyjnore nuk duhet përmendur. E vërteta është se kjo histori u përshfaq për atë që është: një ngjarje dramatike dhe brutale”.

Pikërisht ditët e fundit u publikua episodi i parë i një podcast-i, “Crimini @”, i krijuar nga Davide Cardone dhe avokati Davide Grassi dhe që u mor me rastin Mannina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY