Lirohet pas 35 vitesh nga spitali psikiatrik, atentatori i Presidentit Regan

Lirohet pas 35 vitesh nga spitali psikiatrik, atentatori i Presidentit Regan

68
0
Shares

John Hinckley Jr, njeriu që u përpoq të vriste ish-Presidentin amerikan, Ronald Reagan, do të lirohet muajin e ardhshëm nga spitali psikiatrik pas 35 viteve të kaluara nën vëzhgimin e mjekëve.
Reagani u plagos së bashku me tre persona të tjerë gjatë të shtënave përpara një hoteli në Uashington marsin e viti 1981.
Për arsye që kishin të bënin me shëndetin e tij mendor, atentatori nuk u shpall fajtor, por u dërgua për trajtim psikiatrik në një spital të kryeqytetit.
Tani gjykatësi i çështjes doli në përfundimin se 61-vjeçari mund të qëndrojë përgjatë gjithë kohës në shtëpinë e të ëmës në Virxhinia. Lirimi i tij do të bëhet më 5 gusht, por disa kufizime, siç është komunikimi me median, do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.
john hinckley jr1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY