Më se një muaj pasi një biznesmen, një polic bashkë me gruan e tij dhe një shqiptar, u vranë në Qipro, hetimet hedhin dritë mbi disa dyshime.
Mediat e Qipro, duke ju referuar këtyre hetimeve, hedhin dyshime se atentatori shqiptar i kësaj masakre, mund të jetë eliminuar fizikisht nga porositësit e krimit.
TV “One”, duke ju referuar burimeve nga policia qipriote raporton se kanë dyshimet të mëdha se autori kryesor i kësaj masakre, shqiptari Aleks Burreli mund të jetë vrarë nga njerëzit të cilët e porositën të kryente vrasjen e biznesmenit Phanos Kalopsidiotis në një restorant në Ayia Napa në 23 qershor.
Mediat japin edhe të tjera detaje për këto dyshime, sipas të cilave policia ka bërë të ditur se në 7 korrik kanë marrë informacion se pranë një dige, në një zonë jo shumë larg vendit të masakrës, mund të gjendej trupi i pajetë i Aleks Burrelit dhe armët që janë përdorur në krim.
Pas këtij informacioni, forca të shumta policie dhe palombarë po kërkojnë por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/