Ndërhyrje e rrallë kirurgjike në tru te spitali ‘Nënë Tereza’

Ndërhyrje e rrallë kirurgjike në tru te spitali ‘Nënë Tereza’

626
0
Shares

Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses tek një pacient 30 vjeçar nga personeli i Shërbimit të Neurokirurgjisë në bashkëpunim me Shërbimin ORL-së në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Për herë të parë në strukturat e shëndetit publik nga bashkëpunimi i ekipit multidisiplinar dhe aparaturave bashkëkohore, kryhet një operacion në qendrën shumë delikate të trurit (rregjioni supraselar)duke eleminuar ndërhyrjen përmes kokës.

Pacienti është jashtë rrezikut për jetën falë punës profesionale e të përkushtuar të ekipit të mjekëve neurokirurgë, ORL e anesteziste, Prof. Artur Xhumari, Dr. Tedi Minarolli, Dr. Myfit Saraçi si dhe personelit infermieror Ridvana Gjura, Ervin Meta të cilët asistuan gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY