Këlliçi publikon e mailin tjetër të bashkisë për milionat e inceneratorëve

Këlliçi publikon e mailin tjetër të bashkisë për milionat e inceneratorëve

121
0
Shares

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi publikoi sot një tjetër e-mail që sipas tij tregon se si kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka vjedhur buxhetin e bashkisë duke paguar kompaninë e inceneratorit.

Detajet e denoncimit të Këlliçit:

Sot, nëpërmjet një tjetër e-maili do ju faktojmë se Erion Veliaj përpara se të grabiste qytetarët e Tiranës dhe biznesmenët e ndërtimit, grabiti fillimisht buxhetin e Bashkisë Tiranë. Kontrata konçensionare e firmosur në vitin 2017, për të cilën Erion Veliaj dha miratimin në shkelje të Ligjit ‘Për vetqeverisjen vendore’ pa mare dakordësinë e Këshillit Bashkiak, hyri në fuqi në janar të vitit 2018.

Në 21 janar të vitit 2020, midis Denisa Tollkuçit dhe një zyrtari të Bashkisë Tiranë, komunikohet pikërisht për rakordimet e sasive të depozituara të mbetjeve dhe dherave. E më specifikisht, zyrtari i drejtohet Tollkuçit duke i thënë:

‘Referuar tabelës me të dhënat e vitit 2018, krahasuar me tabelën tuaj kemi diferenca… Shmangia besoj ka ndodhur për faktin se në 2018 pagesat e urdhëruara kanë konsideruar vetëm zërin mbetje urbane deri në muajin maj, pas këtij muaji ne kemi filluar të aktivizojmë pagesat sipas zërave ‘urbane, dhera, inerte’.’

Pra e thënë thjeshtë, sipas këtij komunikimi deri në muajin Maj, nuk kishte asnjë pretendim nga konçensionari për të aktivizuar një pagesë të re për zërin dhera/inerte. Pas këtij muaji nëpërmjet një veprimit kryekëput korruptiv, Erion Veliaj vendos që buxheti i Bashkisë Tiranë duhet të paguante për çdo punë publike tarifën për depozitimin e dherave në biznesin e tij. E sigurisht, oreksi vjen duke ngrënë. Pasi e pa si një mundësi të artë, për të vjedhur dhjetëra milionë euro shtesë, Veliaj në tetor të vitit 2018 vendosi këtë gjobë edhe për bizneset private.

Ditët në vijim, do të bëjmë publike disa marrëveshje të Bashkisë Tiranë ku aty do të kuptoni fare se këta janë qartazi një grup i strukturuar kriminal, të cilët në bashkëpunim kanë vepruar për të vjedhur buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve. Dokumente që bëjnë bashkë inceneratorin e Tiranës, bandën 5D, Taulant Tushën, Ilda Qazimllarin dhe kokën e këtij grupi kriminal, Erion Veliajn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY