Gërdeci, avokatët e Mediut dyshime të mëdha për shkakun e shpërthimit, të...

Gërdeci, avokatët e Mediut dyshime të mëdha për shkakun e shpërthimit, të gjitha hipotezat

163
0
Shares

Në seancën e sotme në procesin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, avokatët bënë kundërshtimet e tyre në lidhje me dy ekspertizat të paraqitura nga SPAK një seancë më parë.

Për ekspertizën e shkaqeve të shpërthimit të bërë nga ekspetët amerikanë dhe ekspertizën ushtarake. Mbrojtja e Mediut deklaroi se ish ministri i mbrojtjes, nuk ka lidhje me asnjërën nga provat e paraqitura nga SPAK, por megjithëatë ata kanë bërë kundërshtimet e tyre.

Avokati Henrik Ligori tha në seancë se ekspertët amerikanë e kanë lënë të hapur shkakun e shpërthimit, duke paraqitur 5 hipoteza të mundshme sa i përket shkakut që ka ndodhur ngjarja.

Sipas tij, mund të merret parasysh edhe një shkak i gjashtë, që mund të jete ngjarje e qellimshme, e cila nuk është hetuar. Për këtë arsye, avokati kërkoi të pyeten ekspertët që kanë bërë ekspertimin dhe të bëhet edhe një ekspertiment, për shkaqet e shpërthimit, për të kuptuar nëse shpërthimi mund të ketë ndodhur ose jo nga karroca e salduar. 

Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokurori i ccështjes Klodian Braho, i cili tha se është e panevojshme kryerja e një ekpertimenti. Të njëjtin argumentin parashtroi edhe avokati i viktimave Dorjan Matlia.

Sipas këtij te fundit, nuk ka rëndësi se do shprehet në fund të procesit. Ndërkohë gjykata relatoi se nga ministria e drejtësisë kishte ardhur përgjigja në lidhje me pyetjen e dëshmitarëve të kerkuara nga SPAK, që janë përfaqësues të kompanisë SAC në Amerikë. 

Përgjigja e drejtesisë amerikane thotë që ata nuk kanë mundesi që pyetja e tyre të behet në nje seancë gjyqësore, pasi shteti amerikan nuk e ka një praktike të tillë, por mund të pyeten nëse bie dakord pala shqiptare, nga agjentet e FBI. 

Në lidhje me këtë pergjigje edhe prokurorët por edhe avokatët e Mediut thanë se do të shprehen në seancen e radhës, e cila u caktua më datë 2 maj ora 10.00.

Parashtrimet dhe kërkesa për ekspetizën e Gërdecit:

Në seancën e kaluar u njohëm me parashtrimin e akuzës mbi një sërë provash dokumentare, ku dhe posaçërisht mbi aktin e ekspertimit teknik të kryer nga një grup ekspertësh amerikanë, specialistë në fushën e eksplozivëve, akt i përfshirë në faqet 81-107 tëfashikullit nr. 11 (në referencën e prokurorëve ështëshënuar gabimisht fashikulli nr.12) .

A. Lidhur me aktin e ekspertimit në fjalëdëshirojmë të paraqesim në vijim disa aspekte qëlidhen me procedurën dhe me garantimin e tëdrejtave të të pandehurit Fatmir MEDIU:
1. Akti i eskpertimit teknik paraqitet në formën e një raporti hetimi dhe është nënshkruar nga Anthony L. May, Larry R. Smith dhe Peter J O’Connor, ndërkohë që na rezulton se deklaratëne  ekspertit sipas nenit 183/1 të KPP e kanënënshkruar vetëm dy të parët. Theksojmë se nëgrupin e ekspertëve që kanë marrë përsipër hartimin e këtij raporti hetimi, kanë marrë pjesëedhe Dondi Albritton (agjent special i ngarkuar i grupit), Michael Eldredge (oficer i ngarkuar për lendët shpërthyese) dhe Kenneth Whiteley (agjent special). Këta të fundit ndonëse janëpjesë e grupit të ekspertëve të vënë nëdispozicion nga Zyra e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Lëndëve Shpërthyese (ATF) të SHBA-së dhe citohen si pjesëmarrës nëhartimin e këtij raporti hetimi, nuk kanënënshkruar aktin dhe nuk janë thirrur për të kryer procedurën e betimit.
2. Në aktet e fashikullit të cituar nga Prokurori nuk gjejmë vendimin për caktimin e personave tësipërcituar në cilësinë e ekspertëve dhe nuk dimëse çfarë pyetjesh iu janë shtruar atyre për zgjidhje nga organi i akuzës.
3. Për shkaqe që dihen, i mbrojturi prej nesh Z.MEDIU nuk ka qënë palë në procesin e zhvilluar për këtë ngjarje para Gjykatës sëRrethit Gjyqësor Tiranë. Kësisoj, ai ka qenë nëpamundësi për të debatuar lidhur me përmbajtjen e aktit dhe konkluzionet e tij.

Për arsyet që renditëm më sipër, me qëllim rindërtimin e kontradiktoritetit në proces lidhur me marrjen e kësaj prove me natyrë shkencore, kërkojmëqë i pandehuri dhe mbrojtja e tij të kenë mundësi qët’ju drejtojnë pyetje ekspertëve amerikanë për tësqaruar paqartësitë lidhur me rolin e tyre në kryerjen e këtij akti dhe për të sqaruar paqartësitë lidhur me përfundimet e arritura prej tyre. Gjithashtu, kërkojmëqë akuza të na vendosi në dispozicion vendimin për kryerjen e ekspertimit dhe në mungesën eventuale tëtij, të sqarohen shkaqet e kësaj mangësie formale.

Po ashtu, kërkojmë të njihemi nëse kanë pasur ndonjë mendim ndryshe ekspertët Dondi Albritton, Michael Eldredge dhe Kenneth Whiteley, të cilin nuk e gjejmë në fashikujt përkatës të vënë në dispozicion nga organi i akuzës. Pra, kërkojmë të dimë nëse ka pasur shkaqe për ometimin e tyre për mungesën e nënshkrimeve të tyre në aktin e ekspertimit teknik.

Në raportin e ekspertëve amerikanë në kapitullin “Përfundime”, në pikën “61”, është përcaktuar se shkaku ekzakt i zjarrit është i panjohur, megjithëse ka disa kushte të punës, që mund të kenë çuar në nisjen e zjarrit, duke filluar nga thasët e lëndëve plasëse. Siç është deklaruar paraprakisht lëndët plasëse si baruti i zi dhe baruti pa tym me dy baza, janë shumë tëndjeshëm për marrje flake nga prodhimi i nxehtësisë, elektriciteti statik, fërkimi ose flaka.

Në pikën “62” të këtij akti ekspertimi ështëvendosur një listë e burimeve të mundshme të ndezjes, bazuar në provat e mbledhura, si dhe informacioni i marrë prej dëshmitarëve. Pra, ekspertët kanë përcaktuar pesë hipoteza të mundshme të ndodhjes së shpërthimit.

Në paragrafin “4” të pikës “62” flitet për burim tëhapur flake dhe mungesën e kontrollit të personave qëpunonin në Gërdec për çakmak, shkrepse apo materiale të tjera që përdoren për ndezje zjarri përpara se të hyjnënë fabrikë.

Këto hipoteza nuk përjashtojnë mundësinë e vendosjes së qëllimshme të zjarrit, për synime të cilat janë shprehur si qëndrime në mbledhjen e Këshillit tëSigurisë Kombëtare në datën 21.03.2008 nga drejtuesit e shërbimeve inteligjente. Drejtori i SHIU-t ka dëshmuar gjatë shqyrtimit gjyqësor lidhur me informacione që ai ka marrë gjatë takimit në Bruksel me drejtuesit e lartë të Zyrës NOS (Zyra e Sigurisë sëNATO-s), për mundësi të kryerjes së akteve të sabotimit. Drejtori i SHIU-t këtë informacion ia ka përcjellë me shkrim para ngjarjes në Gërdec autoriteteve më të larta shtetërore. Ekspertët që kanëhartuar aktin duhet të pyeten edhe për kërkimet që kanëkryer mbi hetimin e një shkaku tërësisht të mundshëm, sikundër është një akt i qëllimshëm, i kryer për motive të sigurisë kombëtare apo për shkak të konkurrencës nëbiznes.

Duke iu rikthyer shkaqeve të shpërthimit të cilat parashtrohen jo vetëm në akt, por edhe në parashtrimet e paraqitura nga prokurorët (faqet 2-4), vërejmë se shkaku i parë i ndezjes së barutit dhe të shpërthimit tëmëvonshëm ka qenë transferimi i nxehtësisë nga karroca e salduar. Në këndvështrimin e mbrojtjes, mbështetur në aktet e procesit dhe në provat e administruara gjatë këtij gjykimi, ky shkak ështëhipotetik dhe tërësisht i paargumentuar për arsyet që do parashtrojmë në vijim:

a) Asnjëri nga dëshmitarët e akuzës të dëgjuar nga kjo gjykatë nuk dëshmoi se ishte pikërisht karroca e salduar ajo që mori flakë.
b) Sipas deklaratës së dëshmitarit  Fejzi Shehu, roje në objekt, karroca e fundit e salduar ka hyrë 30 minuta para shpërthimit. Po ta lidhim këtë deklarim me eksperimentin e kryer nga ekspertët amerikanë (lexo raportin e hetimit), del qartë se zjarri nuk ka ardhur nga saldimi, sepse sipas tyre mbas 2 minutash temperatura e saldimit ulet ndjeshëm dhe nuk mundet që baruti të marrë flakë.
c) Një karrocë metalike, në një sipërfaqe të pjerrët me pengesa në daljen nga bodrumi dhe kapërcimin e portave të objektit, në një distancë mbi 30 metra, nuk mund të përshkruhet për 2 minuta.
d) Prokuroria hamendëson kur thotë se; i ndjeri Qemal Deliu, mbasi ka salduar karrocën, nuk e ka ftohur. Këtë vlerësim të prokurorisë apo ekspertëve, nuk e mbështet asnjë dëshmitar ose provë tjetër. Ata që njihnin Qemal Deliun kanë deklaruar se ai kishte eksperiencë dhe ishte shumë i kujdesshëm në punë. Për më tepër, nëse ka marrë flakë karroca që ai ka salduar dhe me të cilën ai punonte, është krejt e anormale një neglizhencë ekstreme nga ana e tij, do t`i kushtonte jetën atij dhe familjes.
e) Djali i të ndjerit Qemal Deliut, z.Uran Deliu, në procesin gjyqësor ndaj Fatmit Mediut, ka deklaruar se; “në ditën e ngjarjes ka qenë në shtëpi deri në momentin e shpërthimit në kopësht, duke rregulluar hardhitë dhe nuk është takuar me të jatin, të ndjerin Qemal Deliu, sepse ai nuk ka ardhur atë paradite në shtëpi dhe e kishin lënë të takoheshin në orën 12, kur ai të vinte për të ngrënë bukë dhe z.Uran do t`a zëvendësonte atë për shkak se duhej të bënin normën e punës

Gjithashtu, ndaj pyetjeve të prokurorëve të seancës dhe të avokatit Ardian Visha, përgjigjet e dëshmitarit Deliu po në këtë proces, konfirmojnë se nuk qëndron fakti i saldimit të një karroce nga i ndjeri babi i tij Qemal Deliu. Po riprodhojmë në vijim pjesë nga debati në seancë gjyqësore:

Prokurori: A dinte babai t`a përdorte saldatricen?

Uran Deliu: Po patjetër.

Av. Ardian Visha: Duke qenë se ishe në banesë, po rregulloje vreshtin, nga vendi që ishit duke rregulluar vreshtin, mundeshit të dallonit hyrjen e një njeriu në banesë, kushdo qoftë ky, babai apo kushdo tjetër?

Uran Deliut: Patjetër po.

Av. Ardian Visha: Po qe se do vinte, do e dallonit?

Uran Deliu:  Po qe se do vinte babai, do ikja unë në vend të babait dhe do rrinte babai të rregullonte hardhinë.

Av. Ardian Visha: Ju përjashtoni në mënyrë absolute faktin që babai juaj të ketë ardhur në banesë dhe të ketë salduar një karrocë?

Uran Deliu: Patjetër.

Av. Ardian Visha: Hardhitë ku ndodhen në raport me shtëpinë?

Uran Deliu:  Diku 10 metra. Ajo (saldatricja) ka qenë në bodrum, me shkallë përballë bodrumit, drejt me fabrikën, me rrugën kryesore.

Ka edhe disa fakte të tjera, të cilat e bëjnë të paarsyeshëm versionin hipotetik e shkaktimit të zjarrit nga saldimi i karrocës. Kështu, veç distancës  të matur me kompjuter, nga vendi i supozuar i saldimit, deri në vendin e supozuar të karrocës së shpërthyer, është evidente se:

a) Koha e lëvizjes së karrocës deri në destinacion, është më e gjatë se ajo e përshkrimit të një distance 30 m në vijë të drejtë nga një këmbësor, dhe ndryshe nga një punëtor që tërheq në kalldrëm/rrugë një karrocë me rrota metalike me diametër 100 mm.
b) Eshtë pohuar gjatë hetimit gjyqësor se; saldimi bëhej në një bodrum të ndërtesës, kapërcehej dera e shtëpisë së  saldatorit. Në vijim, kapërcehej dera e fabrikës (dera e vogël) sic pranohet nga dëshmitarët, e cila ishte e mbyllur me shul dhe hapej për cdo hyrje e dalje.
c) Roja ishte caktuar vetëm një ditë më parë në atë punë, dhe siç u dëshmua, ishte shumë rigoroz në hapjen/mbylljen  e derës, dhe nuk neglizhonte.
d) Dera e vogël e fabrikës kishte një prag metalik 25 cm për t`u kapërcyer karroca me punëtorin. Pas derës kryesore të hyrjes ishte një derë tjetër për të hyrë në sheshin e fabrikës. Të gjitha këto dyer të mbyllura u kaluan derisa karroca erdhi në vendin e pretenduar të ngarkimit me barut.

Si konkluzion, koha është shumë më e gjatë në raport me kohën që nevojitet për të përshkruar 30 metra të matura në vijë ajrore.

Në pikën 6 të Aktit, duke ju referuar dëshmitarëve, ekspertët përcaktojnë vendin ku dëshmitarët panë për herë të parë zjarrin, por nga dëshmitë nuk del se cili ishte shkaku i zjarrit. Disa dëshmitarë pretendojnë se erdhi nga poshtë karrocës, disa të tjerë nga sipër karrocës.

Për arsyet e mësipërme dhe referuar faktit se ekspertët kanë arritur në përfundimin për pesë shkaqe tëmundshme të shkaktimit të zjarrit, për të nxjerrëpërfundime të drejta në interes të së vërtetës, kërkojmëtë urdhërohet, për qëllime prove kryerja e njëeksperimenti në kushte të përafërta me rrethanat kur u shkaktua zjarri për të përcaktuar mundësinëapo pamundësinë e shkakut të saldimit në ndezjen e barutit. Ky eksperiment është një provë e arsyeshme në interes të së vërtetës për shkak se një eksperiment i tillë është kryer dhe nga ekspertët amerikanë, fakt qëpërshkruhet në përmbajtje të raportit të hetimit (faqe 10, parg. 32) .

Në përmbajtje të raportit të hetimit (faqe 12, parg. 42-47), pasqyrohen deformimet në sipërfaqen e njëkarroce, që supozohet se mund të ishte karroca e ngarkuar me thasë baruti, ku dëshmitarët panë për herëtë parë flakë dhe që i ka dhënë asaj një formë të lugët. Ekspertët supozojnë se deformimi ka ardhur për shkak të ndezjes së barutit, që ka ushtruar një forcë pingule me kahje nga lart – poshtë, dukuri që ka lënë gjurmëedhe mbi betonin ku ishte mbështetur karroca.

Kjo hipotezë e ekspertëve është shumë e dyshimtë dhe vjen ndesh me një përvojë elementare njerëzore që nënjë mjedis të hapur e bën të pamundur faktin e ushtrimit të forcës në drejtim të bazës së karrocës, ndërkohë që energjia e gazrave të djegies nuk kishte pengesa  të përhapej në ajër. Për këtë arsye, kërkojmëkryerjen e një shtesë ekspertimi që të sqarojë këtëpërfundim, sipas këndvështrimit tonë tëpambështetur, duke thirrur një grup ekspertësh, që tëketë në përbërje të tyre specialistë të lëndëve djegëse dhe një fizikant, për të bërë përllogaritjen e forcave dhe mundësinë e deformimit të karrocës për këtë shkak .

B. Lidhur me përgjegjësinë penale që buron nga kontributi i supozuar i Z. Mediu në zhvillimin e lidhjes shkakësore.

Në seancën pararendëse përfaqësuesit e akuzës paraqitën si provë aktin e ekspertimit për shkaqet e shpërthimit, por nuk pranuan të përmbushin barrën e provës. Sikundër mbrojtja parashtroi me këtë rast, ata nuk treguan se çfarë provonte ky akt ekspertimi lidhur me fajësinë e Z.Mediu. Kjo mënyrë procedimi jo vetëm invertoi barrën e provës duke i kërkuar mbrojtjes tëargumentojë pafajësinë, por nuk orienton as debatin këtë seancë lidhur me pretendimet e akuzës.

Për këtë arsye, i kërkojmë gjykatës që të ftojëpërfaqësuesit e akuzës që të orientojnë debatin, duke përmbushur detyrimin e tyre për të provuar faktin qëata pretendojnë, nëpërmjet parashtrimit në mënyrë tëqartë dhe të saktë se çfarë faktesh provon akti në fjalënë raport me përgjegjësinë penale të ish-Ministrit tëMbrojtjes Z. Fatmir Mediu. Në këtë aspekt, mendojmëse do të ishte e rëndësishme që akuza të tregonte se si lidhen veprimet/mosveprimet e Z.Mediu me shpërthimin e ndodhur në mesditën e 15 Marsit 2008 . Me fjalë të tjera, është detyrimi i akuzës që të provojëpara kësaj gjykate se shkaqet hipotetike të shpërthimit në Gërdec janë të lidhura në mënyrë determinante me veprimet/mosveprimet e Z. Mediu.

Pasi akuza të orientojë këtë debat, mbrojtja është gati që të parashtrojë argumentet e saj mbi pabazueshmërinë e kësaj pjese të akuzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY