Vrasja e trefishtë në Vlorë, burimet e Policisë: Autorët kanë lëvizur...

Vrasja e trefishtë në Vlorë, burimet e Policisë: Autorët kanë lëvizur në rrugë pa kamera dhe pa ndriçim

71
0
Shares

Zbulohen detaje te reja per vrasjen e trefishte ne piken e basteve ne Vlore. Dyshohet se autoret pas ekzekutimit i jane drejtuar lagjes “Partizani” e cila është në errësitë të plotë në orët e darkës dhe nuk ka biznese me kamera përgjatë rrugës.

Policia e Vlores duket se do ta ketë të vështirë të identifikojë autorët që shkaktuan tre viktima në pikën e basteve. Nga burime të abc neës mësohet se pasi kanë ekzekutar Ilir Deromamajn , Dhimitër Cani dhe plagosrën rëndë Krenar Runajn vrasesit kanë përdorur rrugën në brëndësi të lagjes “Partizani” . Mendohet se zona është studiuar me parë nga autorët pasi aty mungon ndricimi dhe nuk kapën nga kamerat nga mungesa e bizneseve. Ne pikën e basteve mësohet se ishte e vendosur një kamere por ende nuk dihet nëse funksiononte ose jo. Ndërkohë që mbrëmjen e së mërkurës ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, Krenar Runaj, 53 vjeçari që u plagos disa ditë më parë në Vlorë. Në atentat u vranë Ilir Deromemaj dhe Dhimitër Cami. Krimi ndodhi në në lagjen “Partizani” ku të tre viktimat ishin ulur në ambientet e jashtme të pikës së basteve në Vlorë. Me heret u arrestua një 42 vjeçar nga fshati Frakull i Fierit, qe dyshohet se i njeh autorët e vrasjes në Vlorë, por nuk pranon të bashkëpunojë me policinë. Partizan Duraj u vu në pranga nga policia pasi makina e tij u gjet e djegur natën e vrasjes. Sipas njoftimit të policisë, Partizan Duraj nuk tregon se kujt ia shiti makinen, duke mbajtur të fshehtë emrat e personave që i blenë mjetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY