Kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje sot intelektualëve të mbrojnë interesin publik ndërkohë që shqiptarët sot janë objekt i një agresioni mafioz, mediatik të paimagjinueshëm.
Berisha zhvilloi një takim virtual me drejtuesit e departamenteve në PD, dhe grupet e punës.
“Unë kam një thirrje për secilin prej jush, për çdo anëtar të departamenteve, por edhe për çdo intelektual, mbështetës ose jo të PD, të mbajë parasysh një fakt se thelbi ynë si intelektual është mbrojtja e interesit publik.
Në këtë kontekst gjykoj se kurrë më shumë, Shqipëria nuk ka pasur nevojën më të madhe, për zërin tuaj se sa në këto kohëra, kur ajo përballet aktualisht me plagën më të rëndë që mund të jetë regjistruar në kohëra, largimin prej saj në 10 vite të 1/3 së popullatës.
Shqipëria përballet sot në kuptimin më literal të fjalës me një sistem kleptokratik ndofta të paparë ndonjëherë në ndonjë vend. Ju jeni dëshmitarë se si faktohet çdo ditë se institucione të këtij shteti janë shtuar në organizata private në funksion të individëve dhe grupeve të caktuara kriminale me pushtet.
Nuk ka rast më klasik, se bashkia e kryeqytetit me drejtorët e saj të vjedhë 100%, të përvetësojë 100% fondet e prokurimeve publike. Nuk kam dëgjuar në asnjë lloj republike përveç se në narkoshtetin e Edi Ramës.
Por si intelektual e kemi më të qartë se të gjithë të tjerët padyshim, se çfarë rëndësie jetike ka për kombin integrimi i Shqipërisë në BE, dhe kur shohim muret e tmerrshme të ngritura që bllokojnë këtë rrugë, nuk ka mision më të madh për ne, se sa të çelim përsëri rrugën drejt integrimit të Shqipërisë, që duhet të mbetet gjithnjë yll polar i të gjitha reformave dhe politikës tonë.
Thirrja ime është për ju, intelektuale dhe intelekturalë, të cilët me peshën e fjalës dhe mendimit, keni ndikimin tuaj të padiskutueshëm dhe të merituar në mjediset ku punoni, por edhe në shoqëri në tërësi.
Shqiptarët sot janë objekt i një agresioni mafioz, mediatik të paimagjinueshëm. Do të ju jap vetëm një shembull për forcën e narkoshtetit në Shqipëri.
Një shembull që takohet në çdo skaj, moment në këtë vend, për të cilin nuk flitet.
Shikoni për një moment si e ka rrëzuar droga në Shqipëri, monedhën më të fuqishme të kontinentit, euron, si e ka shndërruar Euron në narkoeuro.
Shumë nga ju jeni ekonomistë, jeni të fushës së financave dhe kuptohet se çfarë dhimbjesh, mundimesh krijon kjo tek qytetari i thjeshtë shqiptar”, deklaroi Berisha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/