Skema: Veliaj i ka dhënë firmës Fusha 58 tendera, që të gjitha...

Skema: Veliaj i ka dhënë firmës Fusha 58 tendera, që të gjitha me 98 përqind të fondit limit

187
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha zbardh skemën e abuzimit Erion Veliaj i cili i ka dhënë firmës Fusha 58 tendera, që të gjitha me 98 përqind të fondit limit.

“Erion Veliaj i ka dhënë firmës Fusha 58 tendera. 58 tendera! Që të gjitha me 98 përqind të fondit limit.
Miqtë e mi, një nga mënyrat më të pamëshirë të vjedhjes së tyre është kjo që vijon.
Bëjnë pazarin paraprakisht. Kompania thotë se unë këtë objekt e ndërtoj, po marr shifër arbitrare, për 200 milionë lekë. Hajduti i bashkisë apo i qeverisë, i thotë jo, këtë do ta ndërtosh me 400 milionë, por 200 milionë do i ndajmë së bashku.
Ose i thotë, do e ndërtosh me 600 milionë dhe këto do i ndajmë së bashku.
Çfarë ndodh këtu? Çfarë qëndron këtu? Këtu qëndron ai mekanizëm se pse çmimet në Shqipëri janë 5 herë më të mëdha në ndërtim se në Europë.
Janë 10 herë më të mëdha se në Europë.
Por janë edhe 12, 14 herë.
Këtu para jush kam sjellë shembullin se në Kroaci, autostrada 27 metër e gjerë, 15 kilometra autostradë nga Osijeku në Bjelli Manastir, u ndërtua me 27 milionë euro.
1 kilometer të Shqiponja është ndërtuar me 30 milionë euro sepse këto i caktojnë përpara sa do vjedhin, sa do ndajnë së bashku.
E dyta, jo vetëm rrisin çmimet, por këta tenderojnë me çmimet më të larta. Pra, çmimet kufitare më të larta.
Ju thashë për 58 tenderat e Fushës së Erion Veliajt. Të gjitha janë fituar në total me 97.8 përqind.
Të dashur miq, në këto vjedhje qëndron edhe fatkeqësia e madhe, qëndron zbrazja e shqiptarëve, e Shqipërisë, qëndron bllokimi i rritjes së rrogave, qëndron bllokimi i rritjes së pensioneve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY