Të dy po ndërtonin pa leje objekte turistike në Theth

Të dy po ndërtonin pa leje objekte turistike në Theth

736
0
Shares

U kapën në flagrancë, teksa ndërtonin pa leje, 4 objekte që do të përdoreshin për turizëm në Theth, arrestohen 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve me qëllim goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit A. V., 44 vjeç dhe Gj. D., 60 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Në Theth, 44-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve prej druri, ndërsa 60-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 1 objekti. 4 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY