Sekuestrohen sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi lënde narkotike kokainë, dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike ndërsa bien në pranga dy persona.
U bë arrestimi i shtetasve B. K., 42 vjeç, dhe E. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gatë kontrollit fizik të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë, të cilën e kishte blerë nga shtetasi B. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza gati për shitje dhe shumë parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/