Salianji, kërkesë për informacion në drejtim të Ramës, Ballës dhe zyrave të...

Salianji, kërkesë për informacion në drejtim të Ramës, Ballës dhe zyrave të tjera të rëndësishme

211
0
Shares

Kryetari i komisionit hetimor për TIMS, Ervis Salianji tha sot se ka nisur kërkesat për informacion në disa institucione publike ndërsa komentoi braktisjen nga deputetët e PS, të mbledhjes së djeshme të komisionit.

“Kam depozituar dje kërkesat për informacion të firmosura nga unë, drejtuar Ramës, ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Policisë, drejtorit të AMP, drejtores së Shërbimit Informativ.

PS kërkon që ne të mos bëjmë as kërkesa për informacion dhe të korrektojmë kërkesat nga ekspertët.

Ne kërkesat i kemi bërë pasi kemi marrë vendim të ndërmjetëm.

Institucionet kanë detyrim të përgjigjen brenda 5 ditëve ose do të përballen me kallëzime penale për shpërdorim detyre”, tha Salianji.

Në vijim ai tha se sovraniteti i është dorëzuar bandave me të dhënat më sensitive, jo vetëm të shtetasve shqiptarë por edhe për të huajt që hyjnë e dalin nga territori ynë.
Nuk duhet të mbetet ndëshkuar asnjë që është i përfshirë në këtë gjë.

“E pa dëgjuar është që përfaqësues të mazhorancës të bojkotojnë komisionet hetimore dhe Parlamentit. Ikën dje si skuthat, njëlloj si ndërhyrja në sistemin TIMS për qëllime kriminale. Edhe mbrojtja që pretendohet tu bëhet atyre është veprimtari kriminale”, tha Salianji. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY