Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deri më 1 korrik, publikohet programi i reformës zgjedhore: Çështjet që do debatohen

15/04/2024
Bylykbashi tregon detajet nga mbledhja e fundit: “PS asnjë cm tërheqje nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është publikuar kalendari i punës për reformën zgjedhore të grupit të dialogut. Në kalendar është parashikuar përfundimi inpropozimeve deri më 1 korrik 2024. Më pas propozimet votohen në Parlament.

Në program janë edhe ndryshimet në sistem, votat e emigrantëve, depolitizimi i administratës zgjedhore, korrigjimi i herësit dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

KALENDARI I PUNIMEVE TË GRUPIT TË DIALOGUT PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Tema dhe Çështje

Afati

a.

Dispozita të përgjithshme: objekti, përkufizime dhe parime për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore.

Zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve:

      – përmbajtja, hartimi dhe miratimi i listës së zgjedhësve;

      – procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve.

18 prill 2024

b.

Regjistrimi i subjekteve zgjedhore, rregjistrimi i kandidatëve, zona zgjedhore dhe numri i mandateve përçdo zonë. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 31, datë 04.10.2021 dhe nr. 28, datë30.06.2021.

24 prill 2024

c.

Votimi i shtetasve, administrimi dhe numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë Republikëssë Shqipërisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 38, datë 9.12.2022.

30 prill 2024

ç.

Kufizimet dhe/ose ndalimet e parashikuara për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje.

6 maj 2024

d.

Institucionet për përgatitjen dhe administrimin e zgedhjeve:

   –   Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve;

   –   Komisionet e nivelit të parë të Administrimit të Zgjedhjeve;

   –   Komisionet e nivelit të dytë të Administrimit të Votimit.

 

Infrastruktura e zgjedhjeve:

  – Organizimi i infrastrukturës së zgjedhjeve;

  – Përgatitja e dokumentacionit zgjedhor dhe dërgimi i materialeve zgjedhore;

  – Votimi;

 – Kushtet për administrimin e votimit dhe rezultati zgjedhor;

 – Teknologjia në zgjedhje, pilotimi, garancite e votimit dhe te procesit te numerimit;

 – Transparenca e veprimtarisë së KQZ–së dhe organeve te tjera.

15 maj 2024

dh.

Fushata zgjedhore, monitorimi i fushatës zgjedhore dhe fushata zgjedhore në media audiovizive dhe nëmediat sociale, si dhe ndalimet perkatëse.

Financimi i zgjedhjeve dhe i fushatës zgjedhore:

      – financimi i zgjedhjeve;

      – financimi i subjekteve zgjedhore;

      – financimi i kundërligjshëm i zgjedhjeve dhe financimi i fushatave zgjedhore nga burime te huaja.

22 maj 2024

e.

Ankimi administrativ, hetimi administrativ, sanksionet dhe ankimi gjyqësor.

27 maj 2024

ë.

Çështje të tjera për zgjedhjet perfshire sistemin zgjedhor, koalicionet parazgjedhore, përkthimi i drejtë ivotës në mandate përfaqësimi, përfshirja apo jo e referendumeve si pjesë e Kodit Zgjedhor, si dhe forcimidhe garantimi i lirise se votimit dhe ruajtjes së parimit të votës së fshehtë.

Grupi i Dialogut mund te vendosë me konsenus për diskutim edhe çështje të tjera që lidhen me zgjedhjet.

11 prill deri në 31 qershor2024

f.

Hartimi i dispozitave sipas këtij Kalendari mund të kërkojë ndërhyrje legjislative në ligje të tjera si KodiPenal, ligje te tjera, etj.

11 prill deri në 31 qershor2024

g.

Miratimi në tërësi i projektligjit dhe eventualisht i projektligjeve te tjera të lidhura me të.

15 qershor  deri në 1 korrik2024

* Renditja sipas shkronjave nuk përcakton radhën e prioriteteve të temave dhe çështjeve qëlidhen me zgjedhjet. Ajo është bërë me qëllimin e vetëm që ekspertiza teknike të punojëparalelisht edhe me zhvillimin e dialogut politik për të siguruar respektimin e afateve në këtëKalendar.

Afatet kohore jane indikative dhe mbeten në varësi te çështjeve ne diskutim dhe kohes sëhartimit të dispozitave normative.

SHËNIM:

1.​Projektligji duhet të depozitohet në Kuvend jo më vonë se data 1 korrik  2024.

2.​Grupi i Ekspertëve Teknikë harton tekstin e dispozitave të reja të projektligjit sipasKalendarit dhe ia paraqet ato për diskutim dhe miratim Grupit të Dialogut. Në përfundim tëmbledhjes së Grupit reflektohen në tekstin e dispozitave përkatëse amendamentet edakortësuara.

3.​Në vijim teksti i dispozitave të miratuara publikohet në faqen e internetit të Kuvenditdhe njëkohësisht ftohen të gjithë të interesuarit të paraqesin mendimet dhe sugjerimet e tyrene emailin e Sekretarisë së Grupit. Një kopje elektronike i dërgohet elektronikisht edhe OJF–ve vendase për të paraqitur komentet dhe vërejtjet e tyre ne lidhje me to.

4.​Teksti i dispozitave  të miratuara i dërgohet për mendim edhe ODIHR dhe organizatavetë tjera ndërkombëtarë për ekspertizë. Në mënyrë të veçantë në rast se në Grupin e Dialogutnuk ka dakortësi politike për një çështje apo dispozita të caktuara, Grupi në mënyrëkonsensuale dhe kur e konsideron të arsyeshme, i drejtohet për mendim këshillimor ODIHR-itduke i paraqitur çështjen për të cilën nuk ka dakortësi politike dhe eventualisht çdo material apo koment të anëtarëve në lidhje me të.

5. ​Shkresat drejtuar ish-Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, projektligjet e administruara për shqyrtim në lidhje me Kodin Zgjedhor, procesverbalet e seancavedëgjimore dhe çdo material tjetër drejtuar ish-Komisionit të Posaçëm administrohen ngaGrupi i Dialogut dhe do të shërbëjnë për hartimin e dispozitave konkrete të ligjit të rizgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.