Berisha: Ku i ke 7 miliardët e Shpiragut o faqezi? Po nuk...

Berisha: Ku i ke 7 miliardët e Shpiragut o faqezi? Po nuk ke faj ti, fajin e ka opozita

147
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha fajësoi sot edhe opozitën për faktin se qeveria nuk është rrëzuar ende.

Ku i ke 7 miliardët e Shpiragut o faqezi? Po nuk ke faj ti, fajin e ka opozita se ti nuk duhet të dalësh kurrë më në atë zyrë, tha Berisha në fjalën e tij gjatë protestës para apartamentit ku mbahet në arrest shtëpiak.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Edi Rama, pasi hodhi poshtë interpelancën në shkelmim të Kushtetutës, tani me Çuçkën e tij refuzon debatin me mocion në parlament, duke i dhënë goditje të dytë fatale parlamentit.
Qytetarë dhe qytetare, durimi ka një fund dhe ky është fundi i durimit.
Zemërimi ka një fillim dhe ky është fillimi i zemërimit.
Çfarë presim ne?
Rrugët dhe sheshet janë tonat, nga Konispoli në Tropojë e në Vermosh, kudo që jeni, vërshoni drejt Tiranës, vërshoni drejt fitores.
Këtu kurrë nuk ka ekzistuar një klikë si kjo mor.
Kjo tejkalon çdo lloj norme dhe tejkalon se ne nuk u tregojmë vendin.
Iu bëj thirrje dhe njëherë forcave politike opozitare të bashkohen.
Nuk ka pasur Shqipëria një armik të egër të lirive si Edi Rama, regjimi i tij.
Nuk ka pasur Shqipëria një drejtësi të kapur e të korruptuar si Dumani dhe dumanët e kompani.
Njeriu lufton për idealet e tij.
Njeriu lufton për qëllimet e tij.
Asgjë nuk realizohet pa sakrifica.
Ndaj dhe në traditën më të thellë liridashëse, të ngrihemi kundër pushtuesit, kundër barbarit që vjedh çdo gjë, që përzë shqiptarët, që mashtron shqiptarët.
Këta kanë vendosur një regjim që nuk ka ekzistuar kurrë, nuk ka ndodhur kurrë.
Me një psikologji mizerabël, të turpshme, mashtrojnë çdo ditë shqiptarët.
Ku i ke 7 miliardët o faqezi, që u the shqiptarëve në fushatë elektorale, të Shpiragut? Ku janë o turpi i dheut?
Po nuk ke faj ti, fajin e ka opozita se ti nuk duhet të dalësh kurrë më në atë zyrë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY