Vangjush Dako në GJKKO i buzëqeshur, i kënaqur me arrest shtëpie

Vangjush Dako në GJKKO i buzëqeshur, i kënaqur me arrest shtëpie

88
0
Shares

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është paraqitur për herë të parë në GJKKO për seancën paraprake ndërsa vijon arrestin në shtëpi.

Shkak për ndryshimin e masës nga ana e gjykatës u bë tejkalimi i afateve të paraburgimit. Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.

Pak javë më parë, GJKKO kërkoi nga SPAK që deri në datën 27 Shkurt të plotësojë dosjen edhe me një akt ekspertimi në lidhje me projektin e vijës bregdetare, për të cilën Dako dhe disa ish-zyrtarë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën.

Afati i përcaktuar nuk u zbatua për shkak të mungesës së akt-ekspertimit topografik. Në këto kushte, seanca u shty për më 18 Mars. Vangjush Dako u arrestua në Qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK, ndërsa u lirua nga “arresti me burg” për t’u vendosur në “arrest shtëpie” në 7 Shkurt 2024. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY