Xhaçka në Patlament: Kisha menduar dorëheqjen për të shpëtuar nga lincimi. Bardhi:...

Xhaçka në Patlament: Kisha menduar dorëheqjen për të shpëtuar nga lincimi. Bardhi: Shko në Kushtetuese

126
0
Shares

Mandati i ish ministres së Jashtme, Olta Xhaçkës sollo debat të ashpër mes asaj dhe deputetëve të opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi tha se Xhaçka duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese e të mos fshihet pas kryeministrit Rama.

“Akuzat i ngriti SPAK jo opozita. Nuk duhet të ishte deputete.11 mijë metra pronë publike u grabitën me letra të falsifikuara. Për 5 ditë i kaluan në pronësi bashkëshortit të zonjës. Nëse zonja pretendon që gjithçka që tha opozita, pse u lidh pas pantallonave të Ramës dhe nuk shkon në GJK? Ne kërkojmë që të shqyrtohet nga drejtësia. Nga drejtësia fshihen kriminelët dhe hajdutët”, tha Bardhi.

Pak më herët deputetja Olta Xhaçka se kishte menduar nëse duhet apo jo ta linte mandatin në mënyrë që t’i shpëtonte linçimit.

Ajo këmbënguli se nuk ka përfituar asgjë duke përdorur pozitën e saj në qeveri, se çështja e saj është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe se gjykimi është pushuar dhe se nuk është në konflikt interesi.

“Prej kohësh zhvillohen gjyqe prokurorësh e gjykatësish pa licencë, por me licencë për të shpifur. Për të më nëpërkëmbur dinjitetin. Nuk jam përgjigjur. Kam menduar nëse duhet të dorëzoj mandatin e t’i shpëtoj linçimit. Jam menduar se ku kam gabuar, di të them që as kam ushtruar influencë për të përfituar, as nuk kam përfituar asgjë. Janë shpifje. Për t’i vënë kapakun, nga leckat e topit të opozitës diskutohet sikur do të votohet sot për të më mbajtur në këmbë apo jo. Çështjen time GJK e ka pushuar.

Meqë në këtë absurditet, u arrit për shkak të akuzave të ngritur ndaj meje, dhe votimi sot lidhet me mandatin tim, nuk do komentoj dhe kolegët le të diskutojnë e të evndosin të lirë. Nuk hesht për fajësinë e dhënë nga gjykata e shkallës zero. Smë bën të flas sot se të lartpërmendurit do të ndryshojnë qëndrim, por dua të dëgjohet zëri im.

Askush nuk do të gjejë asnjë fjaalë të dalë nga unë, kundër organeve të drejtësisë.

Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga GJK për 8 orë duke administruar provat e faktet, ato reale jo ato të emisioneve televizive.

Kjo është një zallamahi ku jam bërë unë mishi për top.

Aty flitet për investime të bëra falë favoreve të bëra nga qeveria. E gjitha, nga fillimi në fund, është leje për përdorim plazhi, pjesë e të cilës është dhe bashkëshorti im. Ai është sipërmarrës para se të bëhej deputet. Nuk mund të vazhdonim këtë angazhim. As unë, as nga bashkëshorti im, nuk është përfituar nga shteti. Sipërmarrja është 100% private. E verifikueshme. Nuk është shkelur asnjë ligj. Nuk jam në konflikt interesi”, tha Xhaçka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY