Tensionohet protesta te Bashkia e Tiranës, tym e flakë. Policia spraps protestuesit

Tensionohet protesta te Bashkia e Tiranës, tym e flakë. Policia spraps protestuesit

373
0
Shares

Protesta te bashkia e Tiranës u shndërrua në një përleshje mes policisë dhe ptotestuesve, teksa repartet speciale penguan këshilltarët e opozitës të hynin në ndërtese.

Qytetarët kanë hedhur tymuese dhe kanë tentuar të futen brenda ndërsa policia rifreskoi disa herë kordonin rrethues të bashkisë.

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha sot, në protestën para bashkisë së Tiranës se hajdutët e 5D janë denoncuar që në vitin 2021, por Erion Veliaj nuk ndërhyri se është bashkë me ta.

“Të nderuar qytetarë! Ju nuk duhet të harroni se kjo bandë kriminale e instaluar në bashkinë e Tiranës ka filluar të denoncohet nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që dy vite më parë. Redi Molla dhe Tirana DC është kallëzuar nga Aleanca që në muajin maj të vitit 2021. Vjet në prill, gjatë fushatës, kemi denoncuar bandën kriminale 5D me detaje, me dokumente të pakontestueshme dhe kishte plot një vit që hajduti që quhet Erion Veliaj qëndronte në krye të bashkisë së Tiranës, që të bënte një audit, që të bënte një kontroll, që të jepte një përgjigje qytetarëve, por ajo që tha ishte vetëm mbrojtja që i bëri bandës së tij të instaluar në bashkinë e Tiranës”, tha Këlliçi.

Ndërsa anëtarja e këshillit bashkiak Ilda Zhulali tha se socialistët e konsiderojnë vjedhjen si epërsi mendore.

“Përpara një viti kur nisëm fushatën elektorale për Bashkinë Tiranë, njerëzit na vinin në zyrë dhe na thoshin ore si do i mundni ju këta, a e dini ju sa para kanë bërë këta, a e dini ju se sa kanë vjedhur këta, këta e kanë bërë ‘lekun letër’. Ky ishte fjalori i ri i rilindjes, leku letër.

Po si i bënë këto para këta njerëz. A e patë se çfarë thoshin me njëri tjetrin nëpër mesazhe, ku marrin vesh këta të PD, këta janë idiotë. Po patjetër që ishim idiotë ne sepse këta vjedhjen e konsiderojnë epërsi mendore.

Si i bënë paratë këta njerëz? Këta thjesht bënë kapërcimin nga 20% i korruptimit të Edi Ramës, kaluan në korruptim 100% të Erion Veliajt. Të gjitha paratë nga fillimi deri në fund në xhep.

E pamë dje Erion Veliajn që bënte si shërbëtor i njerëzve nevojtarë. A e dini ju se Bashkia Tiranë jep mesatarisht 30 mijë lekë të vjetra për 162 familje tiranase.

Ky shërbëtori dhe familja politike 5D kanë marrë 30 milionë euro dhe jep 30 mijë lekë të vjetra për qytetarët e Tiranës dhe 30 milionë euro për familjet e drejtorëve dhe të Erionit direkt”, tha Zhulali. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY