Vëllai i deputetit socialist kapet në Lezhë me stan droge

Vëllai i deputetit socialist kapet në Lezhë me stan droge

146
0
Shares

Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 3 persona, Armel Nikdukaj, Armando Ndreca dhe Elvis Shpellzai.

Armando Ndreca është vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca. Ai u arrestua bashkë me kunatin e tij.

Kunati i Armando Ndrecës dhe bashkëpunëtori i tij u kapën në flagrancë brenda stanit me kanabis. Kurse vëllai i deputetit u ndalua pas hetimeve.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY