Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

4 zyrtarë të bashkisë së Korçës pezullohen nga puna, mes tyre 2 drejtorë

10/04/2024
Helmime masive në Korcë, kufomat gjenden në disa rrugë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekzekutohen masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për 4 funksionarë të bashkisë Korçë. Ata janë:

Zhaneta Lubonja, drejtoreshë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Korçës; Ermal Germani, përgjegjës sektori në këtë drejtori; Olvas Petro, specialist i Përllogaritjes së Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë; Soniel Prifti, drejtor i Drejtorisë së Taksave në Bashkinë e Korçës.

Masat e sigurisë, rezultat i hetimit të ndjekur për 16 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi akuza për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit.

Detajet:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, pas një hetimi intensiv 16-mujor, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasit:

-Zh. L., 61 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në bashkinë Korçë, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-E. Gj., 52 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në bashkinë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-O. P., 37 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Specialist Buxheti në këtë drejtori, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-S. P., 44 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkinë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njoftoi policia e Korçës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 26.03.2024, ka caktuar këto masa sigurie për 4 shtetasit, sepse dyshohet se kanë shpërdoruar detyrat për të favorizuar subjekte të ndryshme, për mospagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja. Nga hetimet rezulton se kjo paligjshmëri iu ka sjellë subjekteve përfitime të padrejta monetare dhe i ka sjellë shtetit dëm ekonomik me vlerë mbi 30 milionë lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.